E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkimi i eksplozivit blindon Durrësin

Eshtë rikthyer në Durrës ani
ja "MV Dogu Haslaman",
duke sjellë një tjetër
ngarkesë me lëndë eksplozive,
por kësaj radhe shkarkimi i
lëndës së rrezikshme është bërë
nën masa të rrepta sigurie. Pas
shkrimit të para disa ditëve në
gazetën "Shqip", shkarkimi i
ngarkesës së re të "MV Dogu
Haslaman" është bërë në prani
të forcave të shumta policore, të
cilat kanë rrethuar kalatën ku është
ankoruar anija dhe kanë mbajtur
nën kontroll të gjithë procesin.
Ndërkohë, specialistët
apelojnë për zhvendosjen e përpunimit
të anijeve me ngarkesa
eksplozivi në porte ushtarake, si
dhe ato të karburanteve në portin
e ngritur për to në Porto Romano
të Durrësit. Anija me flamur
turk, e cila brenda dy javësh
vjen për herë të dytë në Durrës,
është ankoruar rreth mesditës së
djeshme, në kalatën nr. 6 të portit
detar dhe ka nisur përpunimin e
ngarkesës prej 492 tonësh lëndë
eksplozive. Ngarkesa rishtas vjen
për llogari të firmës "Nitromak
Albania", kompani kjo e nënkonështë
kontraktuar nga qeveria shqiptare
për të ndërtuar një nga
akset më të rëndësishme rrugore
në vend. "Eksplozivi që mbërrin
në vendin tonë, janë 6-7 anije që
kanë sjellë ngarkesa të kësaj natyre,
është për përdorim civil",
thotë për gazetën Kujtim Tahiri,
drejtuesi i agjencisë spedicionere
"Tahiri". Ndërkaq, fakti që
në të njëjtin port, ku në mënyrë
krejtësisht abuzive, por të
ligjëruar nga qeveritë shqiptare
qëndrojnë depozita me kapacitet
të madh lëndësh djegëse dhe
pranë tyre përpunohen lëndë
eksplozive, kundërshtohet nga
specialistë dhe drejtues të lartë
të pushtetit në Durrës. Prefekti i
Qarkut të Durrësit e konsideron
si mjaft problematike situatën,
por deklaron se kohëqëndrimit
të depozitave në Portin e Durrësit
po i vjen fundi në bazë të
vendimit të marrë nga dikasteri
përkatës në shtatorin e vitit të
kaluar dhe që lë si afat për përpunimin
e karburanteve në këtë
port një periudhë prej 18 muajsh.
Specialisti xhenier në pension,
Besnik Alibali, e vlerëson të
pashembullt situatën e krijuar,
ndërkohë që strukturat shtetërore
i kanë të gjitha
mundësitë, pushtetin, sipas tij,
për ta ndryshuar këtë situatë absurde,
që mund të shndërrohet
në një katastrofë të vërtetë të
paralajmëruar prej kohësh.
Ndoshta autoritetet presin një
tjetër ngjarje të përmasave të Gërdecit
për të ndërhyrë?! Sipas Alibalit,
Kapitaneria dhe strukturat e
tjera shtetërore duhet të ndalojnë
futjen dhe përpunimin e anijeve
cisternë me karburante në Portin
Detar të Durrësit, duke i orientuar
drejt atij të Porto Romanos.
Ndërkohë, për sa i përket përpunimit
të lëndëve eksplozive,
Alibali thotë se "duhet që shteti në
bazë të një strategjie kombëtare
të përcaktojë një nga ish-portet
ushtarake, si atë të Pashalimanit,
Sazanit a Bishtit të Pallës". Përpunimi
në portet e Durrësit, Shëngjinit
dhe Vlorës i anijeve me municione,
lëndë eksplozive dhe nitrat
duhet të shmanget.

Ndërgjegjësimi, pas tragjedisë së Gërdecit

Më 14 mars, në Durrës përpunohej
anija turke me 385 tonë lëndë eksplozive
dhe 308 tonë nitrat të destinuar
për rrugën e Kukësit. Nuk ishte e para
dhe as e fundit, po ngjarja e një dite më
pas në Gërdec risolli në vëmendje rrezikshmërinë
që mbart përpunimi i mallrave
të tilla në portin ku prania e karburanteve
ka qenë dhe mbetet një rrezik i lartë. Depozitat
janë një minë gjigante me sahat
në Durrës, ndërsa një qytet i tërë bashkëjeton
me rrezikun e tyre. Ekspertët e kompanisë
amerikane Wilbur Smith Associates,
TEC Infrastructure Consultants and
EnerSource Engineering në studimin e
tyre theksonin se ekzistojnë rreziqe reale
për derdhje karburantesh, zjarre dhe eksplozione,
gjë që do të ketë pasoja të
mëdha në port dhe komunitetin që banon
përreth tij. Kjo situatë vetëm keqësohet
në kuadrin e planeve të zgjerimit të
portit. Afria me ndërtimet përgjatë rrugës,
jo më larg se 200 metra larg tankerave,
paraqet një rrezik të madh për to. Pavarësisht
konstatimit të ekspertëve, gjendja
mbetet e njëjtë dhe frika vazhdon së
bashku me fuqinë e lutjes, që duket se
ka mbajtur larg deri më sot tragjedinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›