Zhdukja e germave kineze, deri në shkurt të këtij viti
Trafiku i municioneve me
origjinë të falsifikuar ka
vazhduar deri pak ditë
përpara se në Tiranë dhe Uashington
të plaste skandali. Dëshmitë
e siguruara së fundi nga
gazeta "Shqip" tregojnë se deri
në fund të muajit shkurt, në repartet
e ushtrisë shqiptare është
bërë falsifikimi i origjinës së
fishekëve, duke lyer arkat e vjetra
kineze me bojë, në mënyrë
që të mos dukeshin më germat.
Pas dëshmive të ushtarakëve të
lartë në Fier, që flisnin për një
operacion të tillë në vitet 2005-
2006, një ushtar i thjeshtë tregon
se ka "luftuar" me germat
kineze deri në fund të muajit
shkurt.
Ushtari
Një nga operacionet e fundit
për zhdukjen e germave kineze
nga arkat me fishekë është kryer
nga Reparti Nr.4469 në Mbyet
të Fierit. Ushtarët, duke mos
ditur se për çfarë kryhej kjo
fshirje germash tregojnë se ka
qenë një sasi jo shumë e madhe
me municione ajo që si fillim
ka angazhuar ata për të çngjyrosur
arkat dhe më pas për vendosjen
e tyre në një automjet
ushtrie me rimorkio, me të cilin
edhe janë transportuar disa ditë
më pas. Kjo deklarohet nga një
prej ushtarëve të repartit në
fjalë, që ndodhet në fshatin
Mbyet të Fierit, 6 kilometra larg
qytetit.
Ushtari, duke u lutur që të
mos i përmendim emrin tregon
se: "Transporti i fundit i
municioneve është kryer ditët
e fundit të muajit shkurt 2008.
Ne, aktualisht, jemi një grup
mjaft i vogël ushtarësh në këtë
repart, por në muajt nëntor
dhe dhjetor të vitit të shkuar
kemi qenë më shumë se 40.
Jemi marrë vetëm me çngjyrosjen
e arkave. Boshatisnim
arkat nga municionet dhe i lyenim
ato jashtë edhe brenda
me qëllim që asnjë shkronjë
kineze mos të dallohej. Ky ishte
urdhri. Kemi qenë të gjithë
ushtarë të rinj, vetëm me pak
muaj në shërbim dhe jemi urdhëruar
për këtë operacion. I
linim arkat disa orë pas lyerjes
që të thaheshin dhe më pas
kryenim mbushjen e tyre me
fishekë".
Ushtari, i cili është banor i
Libofshës së Fierit dhe që është
thirrur nën armë në verën e
vitit 2007, tregon gjithashtu se
ishte një sasi e vogël municionesh,
rreth 10 mijë fishekë
7.56 mm, me të cilët ata janë
angazhuar.
Pas zhdukjes së çdo shkronje
kineze nga municionet ato
janë depozituar në depon e ushtrisë
dhe janë larguar prej andej
disa ditë më vonë. Mësohet se
largimi i tyre është bërë në fund
të muajit shkurt.
Por edhe banorët e fshatit
kanë treguar për gazetën "Shqip"
transportimin e fundit të
municioneve ushtarake. Disa
nga fshatarët që banojnë pranë
repartit, tregojnë se një automjet
ushtrie i tipit "Ifa", me
rimorkio të madhe, ka ardhur
në ditët e fundit të shkurtit dhe
ka qëndruar vetëm pak orë në
repart. Banorët tregojnë se automjeti
dallohej që u mbush me
diçka, pasi kur iku lëvizte ngadalë
nga pesha.
Oficerët
Oficerët e ushtrisë në Fier
kanë thënë se për operacionin e
fshehjes së origjinës së municioneve
që është zhvilluar gjatë
viteve 2005 dhe 2006 janë përdorur
me qindra kuti boje. Ishin
dy lloje bojërash: një antiruxho
dhe një tjetër me ngjyrë të afërt
me atë të arkave. Ishin dy lloje
arkash ato ku vendoseshin
fishekët. Një arkë e madhe e cila
mbante në vetvete dy kasa metalike.
"Arkat e mëdha kanë qenë
prej druri të bardhë dhe lyerja e
tyre ishte më e lehtë, ndërsa kasat
metalike përbënin vështirësi
për t‘u lyer, sepse duhej më
shumë kohë edhe për t‘u tharë",
tregon për "Shqip" një prej ushtarakëve.
Një kasë metalike që
kishte si në pjesën e brendshme
dhe atë të jashtme shkronja kineze
kërkonte afërisht 150 gramë
bojë. Kjo e fundit mësohet se
përdorej e hollë dhe në disa raste
me ngjyrë pak më të errët se
ajo e mëparshmja, por që të ishte
variete e ngjyrës origjinale.
Një kasë mbante 1200 fishekë
dhe një arkë dërrase 2400 të tillë.
"Boja ishte siguruar nga Tirana
dhe ka ardhur sikur të ishte bazë
materiale për ne", tregon ushtaraku.
origjinë të falsifikuar ka
vazhduar deri pak ditë
përpara se në Tiranë dhe Uashington
të plaste skandali. Dëshmitë
e siguruara së fundi nga
gazeta "Shqip" tregojnë se deri
në fund të muajit shkurt, në repartet
e ushtrisë shqiptare është
bërë falsifikimi i origjinës së
fishekëve, duke lyer arkat e vjetra
kineze me bojë, në mënyrë
që të mos dukeshin më germat.
Pas dëshmive të ushtarakëve të
lartë në Fier, që flisnin për një
operacion të tillë në vitet 2005-
2006, një ushtar i thjeshtë tregon
se ka "luftuar" me germat
kineze deri në fund të muajit
shkurt.
Ushtari
Një nga operacionet e fundit
për zhdukjen e germave kineze
nga arkat me fishekë është kryer
nga Reparti Nr.4469 në Mbyet
të Fierit. Ushtarët, duke mos
ditur se për çfarë kryhej kjo
fshirje germash tregojnë se ka
qenë një sasi jo shumë e madhe
me municione ajo që si fillim
ka angazhuar ata për të çngjyrosur
arkat dhe më pas për vendosjen
e tyre në një automjet
ushtrie me rimorkio, me të cilin
edhe janë transportuar disa ditë
më pas. Kjo deklarohet nga një
prej ushtarëve të repartit në
fjalë, që ndodhet në fshatin
Mbyet të Fierit, 6 kilometra larg
qytetit.
Ushtari, duke u lutur që të
mos i përmendim emrin tregon
se: "Transporti i fundit i
municioneve është kryer ditët
e fundit të muajit shkurt 2008.
Ne, aktualisht, jemi një grup
mjaft i vogël ushtarësh në këtë
repart, por në muajt nëntor
dhe dhjetor të vitit të shkuar
kemi qenë më shumë se 40.
Jemi marrë vetëm me çngjyrosjen
e arkave. Boshatisnim
arkat nga municionet dhe i lyenim
ato jashtë edhe brenda
me qëllim që asnjë shkronjë
kineze mos të dallohej. Ky ishte
urdhri. Kemi qenë të gjithë
ushtarë të rinj, vetëm me pak
muaj në shërbim dhe jemi urdhëruar
për këtë operacion. I
linim arkat disa orë pas lyerjes
që të thaheshin dhe më pas
kryenim mbushjen e tyre me
fishekë".
Ushtari, i cili është banor i
Libofshës së Fierit dhe që është
thirrur nën armë në verën e
vitit 2007, tregon gjithashtu se
ishte një sasi e vogël municionesh,
rreth 10 mijë fishekë
7.56 mm, me të cilët ata janë
angazhuar.
Pas zhdukjes së çdo shkronje
kineze nga municionet ato
janë depozituar në depon e ushtrisë
dhe janë larguar prej andej
disa ditë më vonë. Mësohet se
largimi i tyre është bërë në fund
të muajit shkurt.
Por edhe banorët e fshatit
kanë treguar për gazetën "Shqip"
transportimin e fundit të
municioneve ushtarake. Disa
nga fshatarët që banojnë pranë
repartit, tregojnë se një automjet
ushtrie i tipit "Ifa", me
rimorkio të madhe, ka ardhur
në ditët e fundit të shkurtit dhe
ka qëndruar vetëm pak orë në
repart. Banorët tregojnë se automjeti
dallohej që u mbush me
diçka, pasi kur iku lëvizte ngadalë
nga pesha.
Oficerët
Oficerët e ushtrisë në Fier
kanë thënë se për operacionin e
fshehjes së origjinës së municioneve
që është zhvilluar gjatë
viteve 2005 dhe 2006 janë përdorur
me qindra kuti boje. Ishin
dy lloje bojërash: një antiruxho
dhe një tjetër me ngjyrë të afërt
me atë të arkave. Ishin dy lloje
arkash ato ku vendoseshin
fishekët. Një arkë e madhe e cila
mbante në vetvete dy kasa metalike.
"Arkat e mëdha kanë qenë
prej druri të bardhë dhe lyerja e
tyre ishte më e lehtë, ndërsa kasat
metalike përbënin vështirësi
për t‘u lyer, sepse duhej më
shumë kohë edhe për t‘u tharë",
tregon për "Shqip" një prej ushtarakëve.
Një kasë metalike që
kishte si në pjesën e brendshme
dhe atë të jashtme shkronja kineze
kërkonte afërisht 150 gramë
bojë. Kjo e fundit mësohet se
përdorej e hollë dhe në disa raste
me ngjyrë pak më të errët se
ajo e mëparshmja, por që të ishte
variete e ngjyrës origjinale.
Një kasë mbante 1200 fishekë
dhe një arkë dërrase 2400 të tillë.
"Boja ishte siguruar nga Tirana
dhe ka ardhur sikur të ishte bazë
materiale për ne", tregon ushtaraku.