E Diel, 1 Nëntor 2026

“UNMIK-u vetëm rol vëzhgues në Kosovë”

 

Shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Lamberto Zannier, tha se roli i tij në të ardhmen do të mund të jetë ai i vëzhgimit të punës së misionit të EULEX-it, të institucioneve të Kosovës dhe atyre serbe në veri. Ai tha se me përfundimin e rikonfigurimit të misionit, do të mund të propozojë ndryshimin e emrit të UNMIK-ut dhe të zinxhirit komandues të tij brenda OKB-së. Zannier tha për BBC-në se i takon KS të OKB së që të vendosë mbi të ardhmen e misionit në Kosovë. Ai tha se u është bërë thirrje edhe Prishtinës edhe Beogradit, që të krijojnë kushtet për një dialog të drejtpërdrejtë mes tyre për çështjet e interesit të përbashkët, megjithëse sipas tij, një dialog i ndërmjetësuar tashmë po zhvillohet në terren. Sipas tij, në rast të një dialogu të drejtpërdrejtë mes të dyja palëve, misioni që ai udhëheq do të luajë vetëm rolin e vëzhguesit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›