E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas një konflikti banal, të rinjtë përleshen me thika



SHKODËR – Mbrëmjen e dy ditëve më parë, në lagjen “Iliria” të qytetit të Shkodrës, në një nga lokalet e kësaj zone janë plagosur shtetasit E. H. dhe E. N. Nga verifikimet e kryera rezulton se shtetasit e lartpërmendur janë plagosur me armë të ftohtë, thikë. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të rastit për motive të dobëta dhe nga pakujdesia u plagos shtetasi E. N. Pas mjekimeve dhe kurimeve të marra në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasit u dërguan në banesat e tyre dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën. Pas hetimeve të kryera u identifikua autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi me inicialet D. N., ndërsa po punohet për kapjen e tij. Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Vrasjes me dashje të mbetur në tentativë”, “Plagosje nga pakujdesia” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

29 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›