Qytetaret shpenzojne me pak se vitin e kaluar
Dhuratat
Festat e fundvitit po afrohen, dhe qytetarët kanë filluar të blejnë dhuratat e para festive. Në tregun çam në Tiranë, produktet dhe mallrat e festave janë më të shiturat. Kudo vihen re veshje, lodra dhe aksesorë të tjerë, për fëmijë dhe të rritur. Fëmijët në shoqërinë e prindërve blejnë lodrat e tyre të preferuara. Por, megjithatë, shitësit shprehen se në krahasim me vitin e kaluar blerja e këtyre produkteve ka rënë. Ndërkohë që qytetarët thonë se ky është kthyer në një ritual të çdo fundviti.
Pjesa më e madhe e produkteve importohen nga Lindja, dhe kryesisht nga Kina, për shkak të çmimit të lirë të tyre. Ndërkohë që fishekzjarrët vijojnë të jenë më të shiturit, duke u bërë shpesh në festa dhe burime incidentesh, për shkak të keqpërdorimit.