E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një kinema pa fund në ekranin e vizion Plusit

Ora 00:40 – 02:10 - Dashuri Krishtlindjesh (90 min) - Romancë
Holli hoqi dorë së besuar Santën që nga dita kur dëshira për të takuar njeriun e ëndrrave të saj nuk u bë kurrë realitet. Kështu që Santa e prezanton atë me Rajan, i cili nuk ishte shumë i besueshëm në ato që thoshte. Tashmë për Hollin ngrihet dilema: të martohet me të dashurin e saj aktual, Ted apo të bjerë në dashuri me dikë që e kish gënjyer atë.

Ora 02:10 – 03:45 - Djali i Kabllove (91 min)
Jim Carrey, Mattheë Broderick. Ishte bërë si një ritual urban, mjafton ti jepje një djali që merrej me kabllorët 50 dollar dhe ju do të kishit në shtëpinë tuaj të gjithë kanalet e filmave falas. Por kur Steven transferohet në një apartament të ri, djali i tij i kabllorëve nuk është si të tjerët. Ai nuk kërkon vetëm 50 dollarët, por gjithçka ai kërkon ishte një mik…që nuk do të dëshironte asnjëherë mohimin për përgjigje. Tashmë Stevenit i duhet të mësoj se nuk ka asgjë më shumë sesa një kabllor falas…

Ora 03:50 – 06:45 - Grabitja (110 min) – Thriller / Aksion
Jason Statham, Benicio Del Toro, Brad Pitt, Alan Ford, Stephen Graham. Tani mund ta shohësh, ndërsa tani jo. Promovuesit e paskrupullt të boksit, bastexhinjtë e dhunshëm, një gangster rus, hajdut amatore incompetent, dhe me sa duket argjendarët çifut vihen në kërkim të një diamanti të vjedhur në vlerë të çmuar.

Ora 06:45 - 05:30 - Bone collector (118 min)
Angeline Jolie, Denzel Ëashington. Dy policë në gjurmë të një vrasësi brutal. Ata duhet të shohin si ai, ata duhet të sillen si ai, ata duhet të mendojnë si ai, përpara se të ndeshen në viktimën e radhës...

Ora 09:20 – 10:55 - Jumanji (105 min) – Fantazi
Robin Ëilliams, Bonnie Hunt. Hidh zarin dhe zgjidh eksitimin. Kur dy fëmijë luajnë një lojë të vjetër magjike, ata lirojnë një njeri të zënë rob prej dekadash dhe një mori rreziqesh që mund të përfundojnë vetëm nëse mbaron së luajturi lojën…

Filmat premiere 02/01/2010
Ora 00:40 – 02:15 - Guarding Tess (118 min) – Komedi
Nicolas Cage, Shirley MacLaine. I nominuar për Globin e Artë. Një komedi mbi thirrjen në detyrë. Një ish zonjë e parë e SHBA kërkonte një agjent sekret shërbimesh të drejtonte truprojat e saj, edhe pse ai nuk mund të rrinte pas saj…

Ora 02:20 – 04:30 - Kufijtë Vertikal (126 min) – Komedi
Chris O Donnell, Robin Tunney. Fotografi Peter Garrett, një ish-alpinist i cili ishte tërhequr nga ky sport pas aksidentit tragjik të tij, e gjen veten përballë në një pozicion sfiduesi kur motra e tij dhe partneri i saj kishin mbetur në një shpellë të thellë në majën e dytë më të lartë në botë. A do mundet Peter të mposht bllokimin e tij emocional për të rinisur ngjitjet, dhe nëse do të ishte kështu, ç’farë do të ndërmarrë për të shpëtuar motrën e tij dhe skuadrën e saj?

Ora 04:30 – 06:20 - Gloria (120 min) – Dramë
Sharon Stone, Jean-Luke Figueroa, Jeremy Northam. Gloria. Buzë tërheqëse. Cilësi të mëdha. Por për këdo që e njihte ajo kish një zemër të madhe. Sharon Stone në rolin e një prostitute që duhet të dalë mbi turmat, gjithçka rreth të cilave duket e komplikuar...

Ora 08:00 – 09:45 - Stjuarti i Vogël (85 min) – Aventurë
Një kavie e vogël me një zemër të madhe. Stuart në kërkim të vetvetes gjen strehe tek një botë së cilës nuk i përkiste. Kur adoptohet nga një familje humane, për të do të nisë një aventurë e pazakontë ku ai do të ndeshet me një sërë karakteresh të spikatur, përfshirë armiqtë e tij të betuar dhe familjen e maceve Snoëbell, nga ku ai do të mësojë më shumë rreth familjes, besnikërisë dhe miqësisë. Prindërit e tij, në të njëjtën kohë zbulojnë se brenda nesh gjithnjë gjendet një “Stjuart i Vogël” – guximi, shpirti dhe kurajo për të qenë të vërtetë dhe ndjekur ëndrrat tona pavarësisht pengesave.

Ora 09:50 – 11:30 - Ngjyrat e Magjise (98 min) - Aventure
Një rrëfim që vjen si një pigment i imagjinatës suaj dhe një aventurë magjepse.

Ora 13:30 – 14:55 - Charlie’s Angel (98 min) - Aventure
Cameron Diaz, Dreë Barrymore. Tre detektive të bukura private, që punojnë për një playboy të sjellshëm, thirrën për të shpëtuar miliarderin e ardhshëm të softuerër, Erik Noksin, pas rrëmbimit që iu bë në zyrën e tij. Aleksa, Dilani dhe Natalia, përdorin artet marciale duke u përfshirë në një betejë për mbrojtjen e botës nga shkelja e privacisë së njerëve, që pritet të ndodhë kur teknologjia i lartë bie në duar të gabuara.

Ora 15:30 – 16:55 - Nga cili planet vjen - Komedi
Nga një planet i largët ku mungonin ndjenjat dhe emocionet dhe shtimi i popullsisë bëhej përmes klonimit, dërgohet një alien në tokë me misionin të linte shtatëzanë një tokësore dhe të priste derisa të lindte fëmija. Harold Anderson, shkon në Feniks si bankier dhe fillon punën për të gjetur partneren e tij. Vlerësimi i tij për gratë është se ato janë të vështira për tu marrë vesh por me ndihmën e kolegut të tij ai njihet me Susan dhe arrin të bindë atë për tu martuar....A do të arrij ajo të bindet për të pasur një fëmijë me Harold?

Filmat premiere 03/01/2010
Ora 00:05 – 02:20 – Jerry Maguire (138 min) – Komedi
Tom Cruise, Cuba Gooding Jr, Renee Zellëeger, Kelly Preston. Jerry Maguire është më i miri në fushën e vet. Si një nga agjentët më të mirë të menaxhimit të sporteve ndërkombëtare është pa diskutim më i zoti në këtë punë. Problem për të janë, forca e mendimit, e folura dhe shpirti i tij, që zakonisht i ka si një pilot automatik. I pushuar nga puna dhe duke vënë në dyshim identitetin e tij, Xheri është i detyruar ta fillojë nga zero. Udhëtimi i tij nis me dy aleatë, Rod Tiduell dhe Doroti Boid, por a do t’ia dalë ai të ngrihet sërish në këmbë?

Ora 02:20 – 05:00 - Patrioti (165 min) - Dramë
Mel Gibson, Heath Ledger. Një ish hero i luftës franko-indiane, Benjamin Martin ka hequr dorë prej saj duke iu rikthyer jetës së qetë familjare. Ndonëse dikur një ushtar finok dhe i frikshëm, ai martohet me një grua të përsosur me të cilën sjell në jetë 7 fëmijë, dhe nën influencën e së cilës hedh pas të kaluarën duke bërë një jetë në paqe në plantacionin e tij. Por rebelimet rikthyen një tjetër konflikt me britanikët, gjatë së cilit ai mbetet i ve. I gjendur në këtë situatë objektivat e tij ndryshojnë. Ndër të vetmit të mbijetuar, kujtimet dhe tmerret e së kaluarës trazojnë jetën e tij. Djali i tij me i madh, Gabriel, nuk e fsheh dyshimin e tij se po shkonin drejt luftës: thëniet radikale dhe fletushkat e hedhura në qytet dhe përshkimi i kolonive kishin lënë shumë përshtypje tek ai. Lufta ishte në prag, dhe Gabriel ndjen se momenti i duhur kish ardhur. Benjamin është në konflikt kur qëndrimi i tij kundër luftës gërshetohej me besimin tek kauza. Kur britaniket mbërrijnë, heroi ngurrues zbulon se duhet të bashkohet në luftën e kombit për të mbrojtur familjen e tij....

Ora 05:00 – 07:00 - Njeriu i padukshëm (108 min) - Thriller
Kevin Bacon, Elisabeth Shue, Josh Brolin. Sebastian Caine është një shkencëtar brilant dhe punonte për një mision top-sekret të qeverisë Amerikane – të zgjidhje sekreti i padukshmërisë seë njeriut. Pasi krijon një serum që provokon padukshmërinë në një laborator kafshës, ai anashkalon urdhrat e Pentagonit, duke e testuar atë edhe tek vetja. Megjithëse ai funksionoi, efektet e tij janë të parikthyeshme. Ndërsa dy kolegët e tij Linda McKay dhe Matt Kensington bëjnë çmos të rikthejnë atë në gjendjen normale, Caine nis të bëhet papritur agresiv….

Ora 08:50 – 10:10 - Takim me babagjyshin (85 min) - Fantazi
Si trashëgimtar i fronit të Polit të Veriut, djali i Babagjyshit të Vitit të Ri, Niku (Steve Guttenberg, Tre Burra dhe një Foshnjë) ka vetëm një detyrë. Të gjejë zonjën Klaus për të festuar Krishtlindjet. Një komedi romantike ku atmosfera e Krishtlindjeve ka mbushur zemrat e të gjithëve. Drita, dashuri dhe shumë lumturi për këdo...

Ora 10:15 – 11:50 - Ngjyrat e Magjise Pj.2-te (92 min) – Aventure
Një rrëfim që vjen si një pigment i imagjinatës suaj dhe një aventurë magjepse.

Ora 15:30 – 16:59 - Superbabai (95 min) - Komedi
Adam Sandler, Joey Lauren Adams, Jon Steëart. Sonny Koufax është një dembel, që punon vetëm part-time dhe duke u sjellë vërdallë nëpër Neë York, kishte mbledhur një pagesë të madhe pas një aksidenti me makinë. Në këtë kohë mbërrin 5-vjeçari Julian, i cili pretendon të ishte djali i shokut të dhomës së Sonit, Kevini. Por Kevin nuk pajtohet me rrethanat dhe braktis gjithçka për një vend pune në Kine, duke e lënë Sonin me fëmijën. Fillimisht Soni mendon ta dorëzojë atë në një qendër sociale, por me pas ai kupton se ai do të mund ta ndihmonte atë të rilidhej me ish të dashurën e tij. Për pasojë, ai shndërrohet në një baba, dhe është me të vërtetë një gjetje në marrëdhëniet me djalin duke e bërë atë të sillej dhe vishej si ai donte. Shumë shpejt, dëfrimi e bën të rikonsiderojë jetën e tij, duke formuar një lidhje të fortë me Julianin, përveç takimit me Laylan.

Ora 23:00 – 00:30 - Dhurata e Krishtlindjeve (92 min) – Familjar
Një familje e thjeshtë gjen në shtëpinë e një zonje të pasur një kuti, me anë të së cilës mësojnë sa i çmuar është çdo çast i jetës tonë.

Filmat premiere 04/01/2010
Ora 00:30 – 02:00 - Tifozi (90 min) - Thriller
Robert De Niro, Ëesley Snipes. Për të gjithë tifozët, rregullat janë të pashkruara por të qarta: nuk duhet të afroheni shumë me heroin tuaj. Por një tifoz, Gil Renard, është duke i thyer këto rregulla. Karriera e shkëlqyer e idhullit të tij, Bobby Rayburn, do të thoshte shumë për Gil. Ai ishte filtri përmes të cilit ai mund të shihte jetën e tij, duke nxjerrë prej saj më të mirën. E, ndërsa i gjithë ky shkëlqim po perendonte, vetë spiralja e jetës se Gil po shkonte tatëpjetë derisa ai do të shihte ringritjen tek perspektivat e rikthimit të suksesit të yllit te tij…

Ora 02:10 – 04:00 - Djemte e Keqinj (114 min) – Aksion
Martin Laërence, Ëill Smith. Njëqind milion dollar vlera e heroinës së konfiskuar nga policia zhduken. Dy dedektivë ngarkohen me hetimin e çështjes. Teksa situata fillon të ndërlikohet vrasësit rrëmbejnë një informatore të policisë dhe mikun e tyre të ngushtë ngjarje për të cilën ekziston një dëshmitarë. Tashmë për tu hakmarrë atyre u duhet të kthehen në engjëjt mbrojtës të vajzës....

Ora 04:10 – 06:00 – In the line of fire (123 min) – Aksion
Clint Eastëood, John Malkovich. Një agjent i shërbimeve sekrete, i cili dështoi në parandalimin e vrasjes së Xhon Kenedit në 1963 rikthehet në kushtet e së kaluarës, teksa tenton të shmangë një tjetër atentat presidencial.

Sasia e ndërprerje të parashikuara për secilin nga filmat e mësipërme:

1. Dashuri Krishtlindjesh (90 min) - 4 ndërprerje
2. Cable Guy (91 min) - 4 ndërprerje
3. Grabitja (110 min) - 5 ndërprerje
4. Bone Collector (118 min) - 5 ndërprerje
5. Jumanji (105 min) - 5 ndërprerje
6. Dhurata e Krishtlindjeve (92 min) - 4 ndërprerje
7. Guarding Tess (98 min) - 4 ndërprerje
8. Kufijtë vertikal (126 min) - 5 ndërprerje
9. Gloria (120 min) - 5 ndërprerje
10. Stjuarti i vogël (85 min) - 4 ndërprerje
11. Ngjyrat e Magjisë (98 min) - 5 ndërprerje
12. Engjëjt e Carlit (98 min) - 4 ndërprerje
13. Jerry Maguire (138 min) - 4 ndërprerje
14. Patrioti (165 min) - 6 ndërprerje
15. Njeriu i Padukshem (108 min) - 6 ndërprerje
16. Takim me Babagjyshin (85 min) - 4 ndërprerje
17. Ngjyrat e Magjisë Pj.2-te (92 min) - 4 ndërprerje
18. Superbabai (95 min) - 4 ndërprerje
19. Tifozi (90 min) - 4 ndërprerje
20. Djemtë e këqinjë (114 min) - 5 ndërprerje
21. In the line of fire (123 min) - 5 ndërprerje

29 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›