Një komedi romantike në “Millenium”
“Ai nuk është më, përveçse në mendjen tënde” (He’s just not that into you”), një komedi e re hollivudiane me regji të Ken Kwapis nis të shfaqet sot në kinema “Millenium 2”, në Tiranë. Bazuar në romanin me të njëjtin titull të autorëve Greg Behrendt e Liz Tucillo, në qendër të kësaj komedie romantike janë 9 persona, të cilët, në kërkim të dashurisë së vërtetë, diskutojnë dhe vënë në pikëpyetje marrëdhëniet e tyre në çift. Të nëntë personazhet e komedisë sjellin për spektatorin sjelljet, hamendësimet, justifikimet dhe batuta të shumta të përdorura nga një çift në prag të ndarjes. “He`s just not that into you” është një prej batutave më të njohura televizive e thënë për herë të parë në serialin “Sex and the City”, që u shndërrua në një roman bestseller e së fundmi në një prej komedive romantike më tërheqëse të Hollivudit. Në këtë film interpretojnë aktorët e njohur Jennifer Aniston, Ben Affleck, Scarlett Johansson, Justin Long, Dreë Barrymore e Bradley Cooper. Pasi ka shëtitur në mbarë kinematë botërore ky film vjen për dy javët në vijim dhe në Tiranë, duke sjellë për spektatorin kryeqytetas aktorët më në zë të Hollivudit.