Një kometë përplaset me Diellin

Aparati vëzhgues i NASA-s SOHO ka regjistruar hap pas hapi përplasjen spektakolare të një komete me Diellin.
Madhësia e shpërthimeve të shkaktuara në sipërfaqen e Diellit nga forca e përplasjes ka çuditur shumë edhe shkencëtarët.
Në pamjet e filmuara më 10 dhe 11 Maj nga mjeti vëzhgues heliosferik SOHO, i cili përparon në orbitën e Diellit, shihet qartë mbështjellja e yllit gjigant me një plazmë të përmasave të mëdha.
Në deklaratën e dhënë nga NASA bëhet e ditur se në drejtim të kundërt të afrimit të kometës me Diellin shfaqen hedhje të masave të dendura, koronare të cilat avullohen në moment nga Dielli.
Trupi i cili ka goditur Diellin njihet me emrin “Kreutz” dhe është pjesë e një ylli gjigant të copëtuar shekuj më parë. NASA pohoi se ky shpërthim është lajmëruar më parë nga një astronaut amator, Sergei Shurpakov dhe më pas është filmuar nga SOHO.
Në të vërtetë kamerat e mjetit vëzhgues hapësinor përdoren për të përcaktuar strukturat e zbehta dhe jo të pasqyruara mirë, në pjesën sipërfaqësore të Diellit.
Por me ndihmën e kësaj veçorie të aparatit mund të përcaktohet dhe shihen qartë edhe yjet që hyjnë në sferën e vëzhgimit të tij.
NASA çdo vit vëzhgon qindra yje të ngjashëm. Por regjistrimi i qartë i një shpërthimi të tillë cilësohet si një “ngjarje e rrallë”.