E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rumania doli nga recesioni

Nga Express më 14 maj 2011 në ora 18:00

Ekonomia rumune ka regjistruar një rritje prej 0,6 për qind në tremujorin e parë të vitit 2011, në raport me tremujorin paraardhës, duke konfirmuar daljen e vendit nga recesioni, sipas vlerësimeve të para publikuara nga Instituti Kombëtar i Statistikave (INS).

Prodhimi i Brendshëm Bruto në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2010 regjistroi një rritje prej 1,6 për qind, sipas të dhënave bruto dhe 0,3 për qind sipas të dhënave të korrigjuara nga variacionet sezonale.

Ekonomia kishte regjistruar në tremujorin e fundit të vitit 2010 një progresion të lehtë në raport me tremujorin paraardhës.

Sipas analistëve, rritja ekonomike ka ardhur nga prodhimi industrial që është rritur me 10 për qind dhe nga eksportet me 39,4 për qind.

Për gjithë vitin 2011, qeveria dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi një rritje prej 1,5 për qind.

Kjo rritje do të vijojë edhe në vitin 2012 dhe mund të arrijë deri në 3.5-4.0 për qind.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›