Një kryeministër nuk punon dot pa shërbimet sekrete
Henri Çili
Kush ka lexuar të paktën disa biografi a libra me kujtime të kryeministrave perëndimorë, me siguri e ka vënë re se të gjithë rrëfejnë një aspekt të punës së tyre me shërbimet sekrete: e nisin ditën e punës me raportin e tyre ditor në tryezë apo me një takim me drejtuesit e tyre. Shkurt, një Kryeministër nuk e bën dot mirë punën e tij pa bashkëpunimin apo bashkërendimin me shërbimet sekrete. Pse i duhet mohuar Kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, reforma e shërbimeve sekrete, reforma në ligje apo në njerëz, përfshi këtu dhe një mandat për drejtuesin e tyre?
Një pyetjeje të tillë vështirë se kush mund t’i përgjigjet sot, pesë vjet pas kthimit të tij në pushtet me votë popullore të konfirmuar dy herë: JO. Atëherë debati mund dhe duhet të zhvendoset vetëm te modalitetet e një reforme në shërbimet sekrete shqiptare, të cilat mund dhe duhet të jenë më gjithëpërfshirëse, mund dhe duhet të jetë më e ngeshme, mund dhe duhet të këtë konsultën edhe të miqve dhe partnerëve ndërkombëtare, duke filluar nga partnerët tanë kryesorë, SHBA-të.
Shërbimi sekret shqiptar, të paktën në historinë e tij të dekadës së re, pas shpëtimit nga historia e pistë nën drejtimin e Gazidedes dhe Klosit, që prej vitit 2002 ka pushuar së qeni një problem për shoqërinë shqiptare pas reformimit të tij real nga Kujtim Hysenaj dhe nga vijimi i kësaj reforme nga drejtuesi aktual Bahri Shaqiri, i cili po bën në këtë post 6 a 7 vite. Koha ka ardhur për një reformë të tij në mision, në burimet njerëzore, në përcaktimin kohor të mandateve drejtuese etj, sigurisht pa prekur elementët kushtetues garantistë të këtij shërbimi, që janë të pacënueshëm dhe janë së paku tre të tillë. Këto garanci janë të mjaftueshme që megjithë këto ndryshime në shërbimet tona sekrete, puna mund të vijojë normalisht dhe shoqëria mund të jetë e garantuar për mbarëvajtjen e tyre.
Garancia e pare: Emërimi i drejtuesit të shërbimit sekret vijon të mbetet një procedurë bashkëemërimi mes Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës, përfshi këtu dhe shkarkimin. Kjo është një garanci kryesore se si ky institucion është një pjesë natyrore e shtetit dhe jo thjesht një emërim politik i Kryeministrit të radhës. Kjo do të thotë se Kryeministri mund të propozojë njëqind kandidatë, por nuk emëron përfundimisht asnjë të tillë, kurse Presidenti mund të refuzojë një të tillë, por nuk mund të iniciojë vetë asnjë emër të vetëm. Kjo garanci kryesore do të thotë se shefi i ri i shërbimeve sekrete do të jetë me patjetër një kandidaturë e ekuilibruar, profesionale, do të jetë një kandidaturë që ka miratimin e Kryeministrit dhe Presidentit njëkohësisht.
Garancia e dytë; Roli i Presidentit te shkarkimi i drejtuesve, që është sërish me të njëjtën procedurë të dyanshme, është po ashtu vendimtar. është e qartë që sovrani ka pasur parasysh që edhe garancitë, jo thjesht të fillimit, por dhe të punës më tej të jenë të dyanshme, nga të dy institucionet, përfshi këtu faktin që Presidenti mund të mbikëqyrë punën e shefit të shërbimeve sekrete gjatë kohës që ai është në detyrë. Ky rol i Presidentit është një garanci që puna e këtyre organeve delikate nuk është një abuzim me ligjin dhe drejtat e njeriut. Presidenti zotëron të gjithë informacionin për punën e shërbimit sekret dhe mund të ushtrojë në çdo rast, qoftë institucionalisht, qoftë nëpërmjet fuqisë së tij në opinionin publik, të drejtën për të garantuar Republikën dhe qytetarët për mirëfunksionimin e këtyre organeve.
Garancia e tretë; Kontrolli parlamentar, në të cilin opozita ka pjesën e saj të rëndësishme, është po ashtu një institument i fuqishëm kontrolli dhe garantizmi, i cili është përdorur pak në Shqipëri, por është rasti që një kulturë parlamentare e kontrollit mbi këto organe të zhvillohet sidomos nga opozita. Nën komisioni i posaçëm për SHISH në Kuvend, mund të jetë shumë më aktiv për misionin dhe punën e këtyre organeve, duke garantuar edhe qytetarët se ky organ është në shinat e ligjit dhe të respektimit të të drejtave të njeriut.