Një libër për trafikun e armëve
“Misteret e trafikut të armëve në Shqipëri”, titullohet libri i autorëve Eduart Abazi, Zyhdi Kroi e Kujtim Boriçi, i cili u prezantua dje në ambientet e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë. Si njerëz që vijnë nga radhët e ushtrisë, autorët i dinë mirë sekretet e fushës. Libri trajton një nga problemet më të mprehta, që e ka zanafillën shumë thellë në kohë, por që shpërtheu një vit më parë, me tragjedinë e Gërdecit. Në prag të 1-vjetorit të kësaj ngjarjeje, autorët rimarrin temën e trafikimit të armëve, që tashmë është objekt hetimi i drejtësisë. Me fakte e dokumente, ata hedhin dritë mbi këtë fenomen. Na sjellin gjendjen e armatimit në Shqipëri, që me çlirimin e Shqipërisë, kur numëroheshin 80 mijë armë, për të vijuar me vitet e armatimit në vitet 1977-1982, inventarin e armatimeve para viteve ’90, viti i çmendur ’97 që armatosi popullsinë civile, trafiqet e fshehta, marrëveshjet, demontimet, deri tek tragjedia e një viti më parë dhe rrezikun që vjen nga të tjera qendra ku ruhen municionet.