Një muze shpalos legjendën e kuartetit pop
Aeroporti i Arlandës është i mbushur plot me fotografi të mëdha. Nga hyrja e tij deri në dalje, pasagjerët janë të shoqëruar nga fytyrat e femrave dhe meshkujve që kanë qenë krenaria e Suedisë. Mes tyre gjendet zoti Alfred Nobel, krijuesi bujar i çmimit "Nobel", ashtu siç shkuan edhe diçitura poshtë fotos. Të tjera figura janë shkrimtari August Strindberg, legjenda e tenisit Björn Borg, aktoret e famshme Britt Ekland dhe Lena Olin, regjisori Lasse Hallstrom. Pothuajse në dalje të aeroportit Arlanda janë ato, të pavdekshmet ABA. Diçitura e fotos thotë thjesht: "living legends" ("legjenda të jetuara"). Nuk jep detaje të tjera, si për shembull: "legjenda e muzikës", apo "yjet e popit". Askush nuk është interesuar të dijë se kush janë katër pjesëtarët e fotos. Dikush mund të mendojë se janë kampionë të brixhit (lojë me letra), arkitektë me famë, ose administratorë të fermës së parë biodinamike suedeze. Në fakt, të gjithë njerëzit i njohin. E vërteta është se nga 1974 (vit që, së bashku me Waterloo, fituan Festivalin Evropian) e deri më sot, miti i ABA-ve ka rezistuar, njësoj si miti i "Beatles"-ve dhe i Elvis Presley-it, por vetëm me një ndryshim të vetëm, që në rrugën e tyre të shkurtër (1972-‘82), katërshja suedeze nuk ndryshoi as botën e as muzikën. "Është e vërtetë që nuk ndodhi diçka e tillë, por kanë qenë të thjeshtë, të qeshur dhe shumë të dëshiruar nga publiku", thotë organizatorja e muzeut të ardhshëm të ABA-ve, hapja e të cilit është parashikuar më 4 qershor të 2009-ës. Biletat e para që janë vënë në shitje në internet disa ditë para mbylljes së vitit 2007 u shitën menjëherë në 33 shtete.
I parë nga ky shtet i civilizuar, nga ky qytet kaq elegant, nga kjo zyrë e vogël, fama e ABA-ve duke se është jashtëzakonisht e madhe. Por në fakt nuk është kështu. Që nga viti 1972 e deri më sot, katër muzikantët suedezë kanë shitur pothuajse 370 milionë disqe. "Vetëm ‘Beatles‘ dhe Elvis Presley kanë arritur t‘i kalojnë ato". Sa shumë? "Askush nuk mund ta dijë", përgjigjet organizatorja. Nga katër pjesëtarët e grupit, Benny Andersson, që luante në organo, ishte më i përmbajturi, ai që binte më shumë në sy dhe më i rezervuari. "Ishte një kënaqësi e madhe që u njoha me të, madje pas pak kohësh i kërkova se përse nuk ekzistonte një muze i ABA-ve? Dhe ai m‘u përgjigj: Nuk mund ta bëj vetëm. Në atë moment kuptova se diçka po ndryshonte, bisedova me bashkëshortin tim dhe më pas i paraqitëm projektin. Por përgjigjja e tij ishte: Ka shumë shumë punë, nuk mund ta bëj", shpjegon më tej ajo.
Pavarësisht përgjigjes së tij, ata nuk e lanë pas dore iniciativën e tyre. Përgjigjja e tij ishte vazhdimisht një "jo" absolute. "Pas shumë përpjekjesh, më në fund pranoi. U telefonuam tri pjesëtarëve të tjerë, të cilët u entuziazmuan menjëherë për këtë mendim. Që nga ai moment grupi filloi të punonte në fshehtësi të plotë. Nëse dikush do ta merret vesh planin, atëherë të gjitha mediat e botës do t‘i kishim mbi shpinë. Në vitin 2006, kur dhamë konferencën e parë për shtyp për prezantimin e projektit, anonçuam se kërkonim një ndërtesë të përshtatshme për muze dhe pas dhjetë minutash na erdhi një telefonatë shumë e rëndësishme. Një person nga ana tjetër e telefonit na tha se ajo ndërtesë ekzistonte dhe do të na e jepnin. Këtu në Suedi, ashtu si në të gjithë botën, legjenda e ABA-ve vazhdon të jetë aq e gjallë sa, në momentin që përmendet emri i tyre, hapen të gjitha dyert", shprehet e kënaqur ajo. Ndërtesa ku do të hapet së shpejti muzeu i ABA-ve është një magazinë e vjetër mallrash, e cila është pronë e Portit të Stokholmit. Është një godinë e bukur e punuar me gurë të një shekulli më parë, e mbështetur pranë bregut të lumit, me pamje nga qendra e qytetit. Komuna e pranoi menjëherë ofertën dhe porti do të marrë përsipër shpenzimet e restaurimit: 230 milionë korona (pothuajse 25 milionë euro). Për të shkuar në muze do të krijohet një linjë e re autobusi dhe trageti.
Tri katet e muzeut do të kenë salla kushtuar momenteve më të rëndësishme të jetës së grupit. Pas katit "Early years" ("Vitet e para") (disku i parë është publikuar në vitin 1972) do të jetë salla Waterloo, pas saj do të ndërtohet prapaskena e Brighton, ku kuarteti fitoi Festivalin Evropian. Duke kërkuar në internet mes videove të shumta të ABA-ve (pjesa më e madhe e tyre është xhiruar nga një djalosh Lasse Hallstrom, i cili më pas do të ishte regjisori i filmave "Jeta ime me katër këmbë", "Çokollatat" etj.) është edhe ajo e performancës historike të vitit 1974. Aty duken katër persona të veshur me kostume, mbi të cilat shkruheshin thirrje ushtarake. Dy vajza të gjata (Frida e veshur me fund dhe Agnetha me çizme) qëndronin përkrah dy djemve jo shumë seksi. "E dinin që ishin suedezët e parë në historinë e Festivalit Evropian, dhe fitues apo jo, besoj se ishin të vendosur të linin shenjë. Nëse do të kishin kënduar me xhinse dhe bluzë, askush nuk do të kujtohej për to".
Pas sallës së videove, është ajo, shumë më e madhe se e viteve 1976-‘78, ku fillimi i suksesit është arritur me shumë mundim: Çfarë prioritetesh do të kishte në tregun evropian një grup suedez që këndonte anglisht? Në ‘76 u publikua kënga "Fernando" dhe menjëherë pas saj kënga tjetër "Arrival", "albumi i helikopterit", i cili përmbante "Dancing queen", "Money money
Money" dhe "Knowing me, knowing you". Në qendër të sallës do të qëndrojë pikërisht helikopteri, një "Bell 47", fotografia e kopertinës së diskut. Gjithashtu do të ketë një sallë kushtuar "Voulez-vous" (1979) dhe një tjetër për "Super Trouper" (1980). Mes surprizave të tjera të muzeut, do të jetë edhe prapaskena e këngës "Mamma mia!", muzikal i cili që nga viti 1999 e deri më sot ka kontribuar për të mbajtur gjallë mitin e ABBA-ve. "E kanë parë më shumë se 30 milionë persona në 170 qytete të botës dhe është përkthyer në tetë gjuhë, duke përfshirë rusishten, japonishten dhe gjuhën koreane", shprehet e kënaqur organizatorja. Në qershor filmi do të shfaqet edhe në kinematë evropiane. Protagonistë do të jenë Meryl Streep, Colin Firth dhe Pierce Brosnan.
"Dua të them se ABBA-t do të jenë të pranishme në të gjithë kinematë e botës. Mendoj se kjo është zgjidhja e duhur për t‘i bërë për vete edhe ata që nuk ishin ende pjesë e kësaj bote". Veçantia e muzeut do të jetë aktiviteti i plotë. Vizitorët mund të regjistrojnë zërin e tyre me muzikën e ABBA-ve në studion "Polar" (salla e regjistrimeve të grupit), përshtatur dhe ndërtuar me përmasa më të vogla. Gjithashtu do të ketë karaoke, video dhe situata të tjera për të nxitur fansat. Në këtë muze nuk do të mungojnë edhe sondazhet, ku njerëzit do të votojnë për videon dhe këngën më të bukur, ekspozitat bashkëkohore, ngjarjet speciale (Pjesa e parë e filmit "Mamma mia!"). Në ekrane (e gjithë teknologjia do të jetë "Sony", pasi është edhe sponsori kryesor i muzeut) do të shfaqen intervistat e fundit të muzikantëve, kitaristëve dhe bateristëve që për vite me radhë kanë qenë në skenë me ABBA-t dhe Lasse Hallstrom.
Por pyetja që bëjnë të gjithë është: A do të jetë aty katërshja e famshme Agnetha, Björn, Benny dhe Frida, ditën e inaugurimit? "Është herët për të thënë diçka të tillë. Kush e di? Ndoshta ka të ngjarë të ndodhë diçka e tillë, pasi pa dëshirën e tyre nuk do të kishim guxuar të hidhnim një hap".
Në vitin 1982 grupi vendosi të ndahej. Dy vajzat vazhduan karrierën e tyre solistike, e cila nuk zgjati shumë, ndërkohë që në ‘85 dy djemtë Benny dhe Björn (së bashku me Tim Rice) kompozuan këngën "Chess", që pati një sukses të jashtëzakonshëm në Broadway. Në vitin 1995 grupi u ribashkua për të dhënë një spektakël mes muzikalit dhe melodramës: "Kristina fran Duvemala" (për herë të parë shfaqja do të ishte në gjuhën suedeze, për publikun vendas), një pjesë nga "Emigrantët" i Vilhelm Moberg, shkrimtar klasik i letërsisë suedeze. "Emigrantët" është një libër me më shumë se 2 mijë faqe, i cili tregon historinë e emigracionit në vitet tetëqind. Më pas gjithçka u ndërpre.
A do të ketë në muze ndonjë sallë dedikuar kostumeve? Organizatorja ngrihet, del nga dhoma dhe kur kthehet mban në duar një pakë çizme të shkurtra me një copë dërrasë të gjatë katër gisht. "Është e Björn-it. ABBA-t na kanë dhënë gjithçka kishin, këpucë, veshje, instrumente, video, disqe, fotografi. Në fakt, edhe kur grupi u nda, ABBA-t nuk reshtën kurrë së qeni ABBA-t. Së bashku me mitin ‘hodhën‘ përtej edhe veshjet e skenës".
Si mendon organizatorja, pse vazhdon ende legjenda e tyre? Pse Fugees dhe Madonna kanë incizuar këngët e tyre? Pse mjekët amerikanë u këshillojnë pacientëve të dëgjojnë në ipod ABBA-t? Pse grupet e reja (si banda angleze "ABBA Mania") fitojnë famë kudo duke kopjuar ABBA-t e vërtetë? "Sepse ende sot muzika e tyre është moderne, e freskët dhe me nivel të lartë teknik. Sepse vendimi për t‘u zhdukur, i mbrojti. Sepse askush nuk i ka parë në festa me një shishe alkooli në dorë, të fotografuar nga ndonjë gazetë rozë. Sepse është shumë e qartë që ABBA-t u kanë lejuar këngëtarëve të tjerë të këndojnë këngët e tyre: nuk ekziston muzika origjinale e telefonave me motivet e tyre dhe kur kandidati republikan Xhon MeKein deklaroi se ishte fans i tyre dhe u kërkoi nëse mund të përdorte këngën "Take a chance on me" gjatë fushatës elektorale, ABBA-i iu përgjigjën ‘jo‘".
Pyetja e fundit për ju zonjë: Autarkiku i kopjes suaj nuk do t‘u nevojitet më dhe në pak muaj në këtë zyrë do të pllakosë heshtja... "Është çështje javësh: gjatë gjithë rinisë sime kam imagjinuar të jem Agnetha. Qëndroja përpara pasqyrës dhe filloja të këndoja si ajo. Këtu nuk po ndërtojmë një monument, por po krijojmë një tërheqje për të dëfryer njerëzit. Qëllimi ynë është që vizitorët të dalin të lumtur nga muzeu i ABBA-ve, me buzë në gaz, pikërisht siç dilte publiku nga koncertet e tyre".