E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një nga grevistet e Transballkanikes, në gjendje të rënduar nga hipertensioni, por nuk del nga greva

Vlorë-Një nga gratë që ka hyrë në grevë urie ka qenë në gjendje të rënduar mbrëmjen e djeshme, për shkak të hipertensionit. Mjekë të ardhur menjëherë për gruan, kanë këshilluar që ajo të shtrohej, duke e vlerësuar gjendjen të rëndë, ndërkohë që 55-vjeçarja Mërtiri nuk ka pranuar t’u largohet ambienteve të grevës. “Nuk kemi çfarë të humbim, pasi edhe në rrugë ku duan të na hedhin ne jemi të vdekur”,- kanë pohuar gratë. Në orët e mbrëmjes në ambientin ku zhvillohet greva kanë ardhur dhe prefekti i qarkut, Xhevahir Rexhepaj dhe drejtori i ZRRPP-së, të Vlorës, Edmond Banushi. Prefekti ka premtuar që zyrat e ZRRPP do të jenë të hapura, edhe sot, por një premtim i tillë ka nxitur sërish reagime te banorë të Transballkanikes. Ata nëpërmjet përfaqësuesit të pushtetit në Vlorë kanë kërkuar që kryeministri Berisha të ngrejë një grup ekspertësh dhe çështja e banesave të tyre të zgjidhet përfundimisht. «Jemi banorë mbi 50-vjeçarë dhe nuk dëgjojmë më premtime të tilla, por kërkojmë zgjidhje konkrete»- thanë banorët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›