E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një pacient kërcen nga kati i tretë

Nga Express më 19 korrik 2011 në ora 13:48

Një pacient i spitalit në pjesën veriore të Mitrovicës ka vdekur sot në mëngjes, duke u hedhur nga kati i tretë i ndërtesës, raporton Tanjugu, duke u thirrur në burime nga Qendra Spitalore e këtij qyteti të Kosovës.

Sipas kësaj agjencie serbe të lajmeve, Policia e Kosovës ka mbërri në vendin e ngjarjes, ku po heton rrethanat

Shefi i repartit të internistikës, Maks Fajertag, deklaroi se ngjarja, në të cilën humbi jetën një 74-vjeçar, ka ndodhur sot në mëngjes, rreth orës 8 e 30 minuta.

Sipas Fajertagut pacienti vuante nga kanceri i mushkërive.

Nuk është dhënë identiteti i të vetëvrarit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›