Isuf Kalo, mjeku diabolik i së kaluarës së trishtë
Nga Pirro PRIFTI*
Shumëkush mund të pyesë se përse ende ka njerëz të tillë që ende sfilitin e përpiqen ti thonë diçka komunitetit të sotëm pikërisht pas 19 vite diktaturë, diçka që sot nuk ka rëndësi më, diçka që nuk përbën më lajm, diçka që sot mund ta lexojnë vetëm disa pensionistë e ato pak veteranë të cilët nuk mund të kujtojnë me nostalgji komandantin e tyre pikërisht sepse përpara tyre u dalin parasysh në TV dhe në gazeta njerëz të cilët me pak a me shumë kanë ndihmuar në dhënien e informacioneve të gabuara e të spiunllëqeve ndaj miqve e shokëve të tyre dhe krijimin e privilegjeve të tyre gjithashtu mbi fatkeqësitë e të tjerëve. Nuk e di nëse i përshtatet këtij perifrazimi sepse ka kaluar shumë kohë që atëherë po sigurisht që diçka dihet nga ky mjek që përpiqet të satirizojë ish miqtë e aq më tepër të vdekur tashmë.
Shkas për këtë shkrim u bë pikërisht letra cinike e plot djallëzi e mjekut Isuf Kalo nga Tepelena që përpiqet të bëjë shaka pa kripë me kujtimin e ish Shefin e tij dhe pedagogun e tij (tashmë 10 vite të vdekur). Pa i bërë biografinë e tij mund të kujtojmë dy aspekte të këtij njeriu që u ngjit në majat e mjekësisë shqiptare jo se dinte më shumë se mjekët e tjerë të atëhershëm, por se pretendonte (nëpërmjet rekomandimeve, pra miqësive të të tretëve të lidhur me PPSH) besnikëri ndaj të madhit dhe ndaj familjes së tij. Më tepër dy argumente të rëndësishme të cilat zbulohen nëpërmjet këtyre dy shkrimeve të botuara ditët e fundit tek Panorama hedhin dritë për diçka të veçantë e malinje tek ky njeri:
së pari sepse ky mjek nuk vajti në varrimin e pacientit të tij special (E.Hoxha), dhe së dyti nuk vajti në varrimin e pedagogut të tij special Prof. F Hoxhes. I sakte ky konstatim nga familjarët e nderuar të Prof. F.Hoxhës që ka qenë, ishte dhe mbetet një nga kokat e Endokrinologjisë shqiptare. Konstatimi i tretë për këtë shef të klinikës së udhëheqjes së asaj kohe është largimi i tij i menjëhershëm nga Shqipëria pas fillimeve të Demokracisë dhe pas fitores së pluralizmit (22 mars 1992). Po të analizojmë vetëm këto tre konstatime nëpërmjet një deduksioni logjik mund të bësh një profil më të qartë të kësaj eminence gri mjekësore të kohës së kaluar, eminence gri mjekësore, sepse gjatë gjithë asaj kohe këta njerëz, përveç se kanë rekrutuar mjekë për t`i futur në punë në Spitalin civil (sot QSUT) apo dhe në vende të tjera që u interesonin, ata në asnjë rast nuk kanë zbatuar një nga elementët më të rëndësishëm të përzgjedhjes së mjekëve për t`i pranuar në spitalin qendror të Tiranës (sot QSUT), por vetëm kanë marrë mjekë me biografi të mirë, por jo ata që ishin profesionalisht të mirë apo që kishin mbaruar mirë, apo që ishin të përkushtuar mjekësisë dhe mund të jepnin në të ardhmen. Tinëzisht ata për një kohë të gjatë e mbushën spitalin e Tiranës (sot QSUT), me mjekë djem e vajza miqsh e shokësh dhe po të shohësh statistikat vetëm një numër i vogël i mjekëve ishte me të vërtetë të përzgjedhur nga aftësitë e tyre. Po kështu dhe në mjekimin e diktatorit nuk u morën mjekë që e njihnin mirë e të ishin AS-a në specialitetin e tyre, por u morën në shërbim të tij mjekë të ashtuquajtur besnikë (e ata pajtonin mjekë specialistë të jashtëm të mjekonin Diktatorin). Një aspekt i së kaluarës, për të vërtetuar këtë argument ishte dhe sëmundja e njërit nga djemtë e Enver Hoxhës, i cili ishte me appendicitis akuta, por që nuk u diagnostikua në kohë nga mjekët e klinikës së udhëheqjes në kohë, dhe pati komplikacione. Nuk po mbroj këtu diktatorin por po them se mjekët e klinikës së atëhershme nuk ishin me të vërtetë ajka e mjekësisë por ajka e besnikërisë, që e përkthyer në gjuhën e demokracisë do të thotë besnikë ndaj të madhit dhe arrogantë me ata poshtë tij. Disa nga ata dhe këtu kryesori ishte dhe z. Isuf i cili i kishte dhe i bënte të tëra, ishte dhe i djallëzuar sidomos në rolin e tij si mjek edhe i familjes në mënyrë që të fitonte besimin e pakufishëm ndaj diktatorit e familjes së tij, e në kohët e fundit të jetës së tij, ai bëri gjithçka mundi për të fituar besimin e pas-ardhësve të mundshëm të diktatorit, dhe këtë sigurisht nuk e bëri vetëm profesionalisht nëpërmjet profesionit të mjekut.
Ardhja e tij dhe përpjekjet e tij tani pas 20 vitesh duhet të shihen me dyshim si nga mjekët ashtu dhe nga shoqëria në përgjithësi sepse ky njeri ka përgjegjësinë morale të paktën në mos ecjen mirë të sistemit shëndetësor që në atë kohë kur dhe atëherë vlonin e gëlonin hatërllëqet, miqësia, transferimet dhe ardhjet e mjekëve të dobët nga rrethet ne Tiranë, ryshfetet, vetëm sepse ose e kishin babanë sigurims, ose e kishin spiun ose kishin dhënë ryshfet dhe shumë pak sepse ishin me të vërtetë të mirë,- dhe si thotë shprehja e vjetër popullore mëkatët e mjekëve i mbulon varri.
Përse ka shkelur kodin e Hipokratit ky njeri?
Mund t`ju kujtoj se Kodi i Hipokratit, i hershëm ka pak ndryshim nga ky i sotmi. Ka tre pasazhe të cilat duhet ti respektoje mjeku i cili bën betimin:
Së pari- Mjeku betohet se do të jetë besnik ndaj profesionit të mjekësisë dhe xheneroz me kolegët (that will be loyal to the Profession of Medicine and just generous to its members). Mjeku Isuf Kalo s`ka qenë i tillë.
Së dyti- Mjeku betohet se në çfarëdo shtëpi që do të hyjë do t`i bëjë vetëm mirë të sëmurit, nuk do të korruptohet, do të ruajë sekretin e sëmundjes së pacientit dhe nuk do të mëkatojë me ta (..your holding yourselves far aloof from wrong, from corruption, from the tempting of others to vice..). A e ka zbatuar këtë pasazh të besimit z. Isuf? Para se të përgjigjet të mendohet mirë.
Së treti- Mjeku betohet se.. do ta kurojë pacientin dhe nuk do t`i japë asnjë medikament, nuk do të bëjë asnjë lloj operacioni për qëllime kriminale edhe sikur t`ja kërkojnë të tjerët ose familjarët këtë gjë.. (exercise your art solely for the cure of your patients, and will give no drug, perform no operation, for a criminal purpose, even if solicited, far less suggest it). Para se të përgjigjet të mendohet mirë.
Përse z. Isuf Kërkon të dalë në media tashmë pas 20 viteve?
Përse humbi nga sytë e opinionit mjekësor menjëherë pas viteve 90?
Donte të vepronte si Ismail Kadareja?
Po përse, çfarë trashëgimie i ka lënë mjekësisë ky njeri i cili u ngrit nga PPSH dhe u zbrit pasi PPSH shpërbë? Për më tepër çkërkon ky njeri duke u përpjekur të satirizojë dhe të bëjë humor me të kaluarën? Nuk është vështirë të kuptosh se prapa kësaj dëshire mund të fshihet ideja që ka ai se tashmë deti është bërë kos dhe njerëzit kanë harruar të kaluarën, për të kërkuar të marrë pjesë e për të luajtur rol (siç kërkon të luajë sot nëpërmjet postit që ka) në sistemin demokratik dhe në reformimin e sistemit shëndetësor (?). Vonë, shumë vonë je kujtuar, se ju z. Isuf më përpara duhet të respektoni të paktën të kaluarën që ju bëri me emër sepse nuk ishe më i mirë se shumë mjekë që u rropatën fshatrave duke qenë me të vërtetë të shkëlqyer por s`e patën atë mundësi të punonin në qytete. Vonë, shumë vonë z. Isuf Kalo, se ju duhet përpara se të jepni mënd për sistemin shëndetësor të sotëm, duhet të shikoni se çfarë bëtë atëherë për atë sistem shëndetësor të kalbur në fshehtësi nga korrupsioni e miqësitë dhe degjenerimi moral, pastaj të mendoni : a ja vlen të përpiqem tashti kur unë kam qenë pjesë e një sistemi prej të cilit po vuan shëndetësia sot? Vonë shumë vonë z. Isuf Kalo, sepse dhe nga familja e ish diktatorit nuk je i dëshpëruar shumë, dhe se cila është arsyeja atë e di ti. Po ta them këtë se edhe diktatori i sëmurë ishte njeri për sojin tonë të mjekëve, dhe si i tillë s`duhej që të përpiqeshe të merrje favore nga ata dhe tu ktheje pastaj kurrizin. Nuk është e njerëzishme. Së fundmi nuk ja vlen të futeni tashmë në një shoqëri post-komuniste në të cilën ju jeni vetëm pjesë e historisë si një skele e mjekësisë (të cilët njerëzit mund t`ju kujtojnë me një ..ehuu..) dhe si një nga ata mjekët e diktatorëve që rastësisht shpëtuat pa u ndëshkuar, sepse po të ishit në BRSS sigurisht do të ishe ndëshkuar.
*Analist
Last Updated on Thursday, 16 April 2009 01:38