Një panair shëmtie
Andis Harasani
Në panairin e shëmtisë, sendi që urrehet më shumë është pasqyra. Sepse dëshmon shëmtinë. Sepse
është një argument për gishtin që secili i tund secilit, sepse është një kujtesë e vazhdueshme për të treguar
se kush është kush dhe për të dëshmuar çfarë do të jetë nesër çdokush. Në këtë epilog të fundit të këtij mandati të pabesueshëm qeverisës, ajo çfarë mund të thuhet pa hezitim është se politika shqiptare, kryesisht ajo që quhet politikë e prodhuar nga maxhoranca qeverisëse është vërtet një panair shëmtie, një kaos i organizuar, një ecje kuturu, ku hapat hidhen sipas parimit të dalë ku të dalë.
Pak ditë më parë, panairit tonë politik iu shtua një risi. Dy sondazhe të njëpasnjëshëm tentuan të vizatojnë skenën e nesërme të pushtetit. Dy sondazhe që ishin të përmbysur ndaj njëri-tjetrit; atë forcë politike që i pari e nxirrte fituese, i dyti i tregonte derën e një opozite të garantuar. Për ta bërë edhe më të çoroditur situatën, që dhe pa to është mjaft e çoroditur, një sondazh i tretë afronte shifra krejt të tjera.
Personalisht nuk u besoj horoskopëve që lexohen në filxhan kafeje, nuk u besoj parashikimeve të shkruara në rërë në breg të detit, por u besoj sondazheve serioze. Mbi të gjitha, i besoj asaj fryme të pangatërrueshme me asgjë tjetër që është krijuar në të gjithë Shqipërinë, nga veriu në jug, e cila kërkon ndryshim, e cila meriton ndryshim, e cila do të prodhojë ndryshimin e shumëpritur. Atë ndryshim politik që do të zhveshë nga varaku gënjeshtar luftëtarët e djeshëm antikorrupsion dhe do t’i tregojë ata faqe botës ashtu siç janë; një maxhorancë e kapur në kurthin e vjedhjes që ka iniciuar vetë, si në rastin e fondeve të zhdukura në rrugën Durrës-Kukës, në kurthin e krimit të organizuar shtetëror, siç ndodhi në tragjedinë e Gërdecit, në kurthin naiv të vjedhjes dhe pastrimit të parave, siç ndodhi në rastin e sekserit serbo-boshnjak, mik i kryeministrit. Kaq sa për të përmendur vetëm disa nga rastet më të dukshme të ajsbergut mashtrues e grabitës të maxhorancës. Dhe për të lënë të kujtohet ashtu siç meriton, gjithë atë figurë groteske të kryeqeveritarit tonë, i cili në më pak se katër vjet, sheh nën akuzë publike dhe politike të gjithë familjarët e tij.
Publiku meriton atë ndryshim që do të tregojë se shqiptarët kanë identifikuar tek shumica e sotme një qeverisje tribale, të paaftë, komuniste dhe vrasëse të shpresës së qytetarit të thjeshtë. Ky është një realitet që shifrat e cilitdo sondazh e kanë të vështirë ta shprehin, edhe pse matematika ende nuk ka shpikur formulën për të vërtetuar çfarë ndodh me lavjerrësin që çon në skaj shpresën dhe padurimin për t’i thënë “IK” të keqes.
Sondazhi me origjinë nga një vend nga Ballkani, me mall të porositur ballkanas, nxori fituese Partinë Demokratike. Sa kohë që nuk është bërë e qartë metodologjia e këtij sondazhi, do të afroja vetëm një detaj personal prej tij. Në zgjedhjet e përgjithshme të korrikut 2005, i njëjti institucion sondazhi parashikoi se në zonën time elektorale do të fitonte me mbi 2 mijë vota superioritet, rivali im Shaban Memia. Një demokratikas i vjetër, një qëndrestar, siç e konsideronte Berisha, sot drejtor i ALUIZNI-t. Domethënë, legalizues i pronës deri më tani ilegale dhe informale të shqiptarëve. Në të vërtetë, votuesit e zonës sime elektorale, një nga bërthamat autoktone tiranase, legalizuan me votën e tyre, me mjaft diferencë, kandidaturën time. Sondazhi jo vetëm gaboi në 2 mijë votat më shumë që i dha rivalit, por gaboi dhe tutje – tëhu nëpër Shqipëri. Nuk mori parasysh edhe se e majta në përgjithësi, në korrik 2005, mori mbi 120 mijë vota shqiptarësh, pavarësisht se për një mijë e një arsye, ato zgjedhje prodhuan ilegjitimitetin e pushtetit ende ilegjitim që sot po jeton në ditët e tij të fundit. Ky është vetëm një shembull që mua më bind dhe po e afroj për bindjen e publikut në matematikën të pasaktë të këtij sondazhi. I njëjti institucion ballkanik që afroi si fituese Partinë Demokratike, jo më larg se një vit më parë, na zgjodhi edhe tjetër kryetar bashkie, ndryshe nga sa vendosën qytetarët e Tiranës në shkurtin e 2007-ës. Ja pra, dhe një arsye tjetër për të qeshur me ato shifra.
Nga ana tjetër, Partia Socialiste, sikundër shumëkush mund ta dijë, ka bërë vazhdimisht testime të opinionit publik. Nuk i ka shpallur ato, por ka punuar mbi to. Rezultatet që ne kemi vjelë prej tyre mund të bënin optimist edhe më skeptikun në radhët tona, por ne nuk kemi nxituar t’i publikojmë; ato rezultate na kanë shërbyer për të korrigjuar shënjestrën tonë politike, për të qortuar apo miratuar veprimet tona politike dhe për të na treguar edhe më qartë se ku jemi dhe se ku duhet të shkojmë. Gjithmonë e më tepër, në publik po konsolidohet fryma se nuk shtrohet më problemi se do të humbë PD-ja, problemi është sesa thellë do të humbin ata.
Duke konsultuar të tjera të dhëna që sondazhet e kanë “të pamundur” që t’i marrin parasysh, them se ka dhe elementë të tjerë që do të ndikojnë në votën kundër Berishës në 28 qershor. Kësaj here, në një mënyrë apo një tjetër, votës së publikut tonë do t´i shtohet edhe vota amerikane, do t´i shtohet vota evropiane, e BE-së, e KE-së, madje edhe vota e Komisionit të Venecias apo dhe Bankës Botërore që u bë targeti i radhës së kryeministrit.
Nga të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë ka befasi, ka kritikë, ka kundërshti të plotë e të thellë. Mjafton të kujtojmë vetëm reagimet e tyre për ligjin e Lustracionit. Leksioni kokëfortë i antikomunizmit që kërkon t´u japë plot naivitet atyre së bashku shumica jonë e margjinalizuar i tejkalon kufijtë e arsyes. Dhe një pushtet që humbet arsyen, edhe për ta, njëlloj si për ne të gjithë këtu, është i rrezikshëm, është i paparashikueshëm, është spekulativ. Dhe duke “votuar” për largimin e Berishës nga pushteti, ata jo thjesht rikonfirmojnë kundërshtarët e tij politikë, por dëshmojnë nevojën e thellë për të larguar papërgjegjshmërinë nga pushteti në një shoqëri ende të traumatizuar si kjo jona.
Në 28 qershor do të votojë, gjithashtu jo për opozitën, por kundër korrupsionit të pozitës edhe një trupë e pavarur kushtetuese. Prokuroria shqiptare, si kurrë ndonjëherë më parë, ka marrë dy ministra të pandehur, pasi Kuvendi u ka hequr imunitetin, ndërkohë që ata janë ende pjesë e maxhorancës. Prokuroria shqiptare në rrugën e saj për ndëshkimin e mëkatit shtetëror, besoj se do të jetë pjesë e gjithë atij mekanizmi rigjenerues dhe korrigjues të shoqërisë dhe shtetit të së drejtës, që në llogari të fundit, do të tregojë se korrupsioni i vërtetë është në radhët e luftëtarëve të djeshëm antikorrupsion. Hipokrizia e tyre tashmë do të përkthehet dora-dorës edhe me argumente legalë, edhe me hapa penalë.
Në 28 qershor do të votojnë edhe minatorët e Bulqizës, edhe pensionistët, sot më të varfër se dje, do të votojnë mësuesit, mjekët, gjyqtarët, kjo trupë e kriminalizuar në bllok nga shumica, do të votojnë të rinjtë që nuk e kuptojnë ende sesi mund të personalizohet pushteti në një emër të vetëm, edhe më shumë seç ka bërë Enver Hoxha vite më parë. Do të votojnë të përndjekurit që janë gënjyer e tallur, ish-pronarët e nëpërkëmbur, diplomatët që drejtohen nga një i pandehur për vjedhje e kështu me radhë.
Të gjitha këto janë vetëm detaje; pamja e të tërës do të shfaqet qartë në mbrëmjen e 28 qershorit, kur panariri ynë i shëmtisë do të jetë ballë për ballë me pasqyrën publike. Atëherë kur qytetari i heshtur shqiptar do të jetë sovran për 24 orë për të zgjedhur shërbenjësit e tij të rinj që do t´u besojë qiramarrjen e pushtetit të paktën për katër vjet.