Vizita që ngriu PD-në dhe PS-në
Gëzim Podgorica
Jashtë emfazës politike,Meta gjeti një zgjidhje origjinale, por edhe shumë konkrete e të ndjeshme lidhur me urimin për përvjetorin e parë të pavarësisë së Kosovës: Vizitën në rrugën Durrës–Kukës, në arterien jo vetëm infrastrukturore, por edhe shumë më gjerë se kaq që pritet të krijojë komunikimin intensiv të munguar midis Shqipërisë dhe Kosovës. Ndryshe nga shumë raste të tjera, kjo vizitë e “papritur” e kreut të LSI-së ka shtangur dy formacionet e vjetra të politikës shqiptare, të cilët këtë rrugë e kanë kthyer në një bast politik me njëra-tjetrën, duke mos arritur të artikulojnë qartë e ndershmërisht thelbin mbi domosdoshmërinë e kësaj vepre, e iniciuar realisht si një nevojë që në kohën kur vendin e ka qeverisur e majta. Mungesa e kurajos për të përshëndetur publikisht këtë vizitë të Metës, tregon se maxhoranca ka llogaritur që ta përdorë realizimin e kësaj vepre më shumë politikisht dhe si një benific elektoral, duke e arritur deri në një personalizim të saj. Ndërkohë PS-ja e strukur në skepticizmin e saj për Veriun, nuk arrin të ngrihet mbi objektivin politik të ditës për të sulmuar maxhorancën për abuzimet e mundshme në këtë vepër me vlerën dhe rëndësinë që ka ndërtimi dhe realizimi në kohë i kësaj. Të dy kampet e vjetra u ngrinë dhe nuk e deshën në thelb aspak këtë vizitë të Metës në rrugën Durrës–Kukës, jo vetëm se ajo i çarmatosi politikisht, por edhe për atë se Meta provoi se nuk është aspak i kompleksuar për të përshëndetur arritje dhe realizime që i vlejnë zhvillimit të vendit, pavarësisht se kush i realizon ato. Një lider apo forcë politike nuk mund të grumbullojë brenda guaskës së vet inate që përmblidhen me realizime që kanë një indikacion pozitiv për të gjithë njerëzit, pasi kështu tregon falsitetin e përbetimit në emër të interesave të publikut. Meta tregoi se jo vetëm nuk e ka këtë, por ka kurajo të përshëndesë e mbështesë vepra e projekte që janë për të gjithë e në të mirë të të gjithëve, ndryshe nga ajo strategji që kanë zgjedhur socialistët për mbështetjen që duhet të ketë kjo vepër. Politika e re e socialistëve mori me këtë rast një goditje jo fort të vogël, sepse tregoi se nuk arrin të administrojë në publik me kurajo ato që janë të rëndësishme për vendin dhe se duhen mbështetur, se mbi interesat e politikës elektorale kanë vlerë interesat e njerëzve, aq më shumë në këtë rast që rezonanca pozitive e kësaj rruge është me peshë kombëtare dhe shumë më e madhe se disa premtime apo strategji për kultivimin e domates apo të prasit. Për njerëzit pak rëndësi ka se kush e realizon një rrugë, një shkollë, një hidrocentral apo diçka tjetër, rëndësi ka për ta që ajo të jetë cilësisht sa më e mirë dhe në funksion të tyre. Politika le të ndajë e të administrojë fitoren, tek njerëzit hyn në xhep ndryshimi cilësor që ata ndjejnë në jetën e tyre. Në atmosferën e ndezur të një fushate elektorale, me pragmatizëm Meta gjeti mundësinë për të mbështetur e garantuar realizimin e një vepre, interesi i të cilës është shumë i madh, pavarësisht se në cilën qeveri nisi dhe se në cilën qeveri do të përfundojë, rëndësi ka që Shqipërisë do t’i mundësohet një infrastrukturë që sjell zhvillim dhe që përfitues janë të gjithë. Për një politikan që nuk bën llogari të vogla politike dhe të mbështetura mbi dështimin e kundërshtarit këto vlejnë mjaft. Politika e mbështetur vetëm mbi dështimin e kundërshtarit, apo të fërkimit të duarve për mossuksesin e tij, degradon keqas moralin, por edhe nuk mund të jetë garantuese e së vërtetës për një angazhim të sinqertë nesër në qeverisjen e vendit dhe vënien e interesave të publikut mbi çdo gjë. Ne nuk mund të rrimë e të lutemi që Berisha të dështojë mbi çdo gjë, të gëzohemi në mënyrë infantile për dështimet e tij, kur ata më shumë se sa i kushtojnë politikisht Berishës, i kushtojnë njerëzve kudo që janë, në Veri apo Jug të vendit. Identifikimi dhe garancia e realizimit të një qeverisje më të mirë nesër nga e majta bëhet duke patur jo vetëm realizëm mbi atë që bëhet, por edhe duke u investuar sinqerisht që gjërat që në këtë vend të ecin mirë, si kur je në pushtet, ashtu edhe në opozitë. Këtu është më i matshëm dhe moralisht më i lartë qëndrimi konstruktiv i opozitës. Po ashtu janë më të larta edhe kreditet e besueshmërisë së saj në premtimet për një qeverisje ndryshe dhe një angazhim të sinqertë ndaj objektivave që ajo vendos.
Në pamundësi për të përshëndetur këtë veprim të liderit të LSI-së, socialistët zgjodhën heshtjen e tyre komprometuese. Më shumë se abuzimi financiar, i cili ka një ndjeshmëri dhe kosto për të gjithë, në fakt na intereson përfundimi i kësaj vepre që shkurton jo vetëm gjeografikisht dy pjesët e një trungu të ndarë, por edhe mundëson komunikimin e domosdoshëm të shtetit të ri të Kosovës me Shqipërinë. Pjesës së përgjegjësisë për abuzimet nuk mund t’i iket as sot dhe as nesër, ndërsa vonesat kanë një pasojë që ndjehet shumë. Veprat që kanë një përmasë siç është kjo që po i referohemi kanë gjithnjë nevojë për një konsensus të përgjithshëm, jashtë interesave të politikës së ditës dhe aq më keq të abuzimit me të. Meta zgjodhi me plot nuhatje politike jo vetëm çastin e vizitës, por dha mesazhin e garancisë që ky arter jetik do të përfundojë me standarde dhe i plotë në pushtetin e ardhshëm. Tinëzisht, por edhe hapur, jo pak herë e majta është identifikuar me prirjen për të zhvilluar zonat dhe rajonet ku janë bastionet politike të saj. Në rastin e Metës këtë nuk e zhvleftësoi vetëm njohja në detaje për punën dhe arritjet e bëra në segmentin më të rëndësishëm të vendit, por edhe mjaft realizime të periudhës kur ai ka qenë kryeministër i vendit. Unë e kam të prekshme e konkrete punën e bërë në segmentin Lezhë –Shkodër, rrugët deri në Velipojë e Muriqan, apo edhe vepra të tjera në këtë trevë. Kështu jo rastësisht ai ndjehet natyrshëm tek një vepër madhore në Veri, pasi në mënyrë konkrete ka qenë iniciator i disa veprave të tjera që kanë përfunduar dhe janë pjesë e zhvillimit të sotëm. Ky sensibilitet për Veriun i tij është një dëshmi e politikës jashtë bastioneve dhe i kërkesës për konsensus e zhvillim të balancuar në të gjithë vendin, pavarësisht se ku qëndrojnë dhe grumbullohen më me shumicë votat elektorale. Por në realitet është edhe një vizion e ri për administrimin politik të vendit, i cili është i rëndësishëm në çdo cep të tij, ashtu siç është një vizion i ri për të vijuar punët e këtij vendi, pavarësisht se kur nisin dhe se kush i nis...