Populizmi i shoqërisë civile
Blendi Kajsiu
Flitet boll për populizmin e politikanëve tanë, që shpesh identifikohet me premtimet e tyre të fryra nëpërmjet të cilave gënjejnë elektoratin. Por mashtrimi i elektoratit më shumë se tipar përcaktues i populizmit është karakteristikë e demagogjisë. Natyrisht të dyja janë të ndërlidhura, megjithatë nëse demagogjia është një element që ngjyros përmbajtjen e politikës, populizmi është një formë e caktuar e saj. Shumë shkurt mund të themi se kemi të bëjmë me politikë populiste, kur theksi vendoset tek fryrja e një kërcënimi që shpjegon gjithçka, në raport me të cilin populli, shoqëria apo kombi sendërtohen si entitete homogjene. Pra, në thelb populizmi thekson ndarjen ne (populli, kombi, shoqëria, etj.) dhe ata (komunistët, terroristët, politika e vjetër, korrupsioni, berishistët etj.) duke theksuar kërcënimin e atyre ndaj nesh. Kjo është pak a shumë struktura logjike e populizmit.
Po t’i qëndrojmë besnik këtij përkufizimi, vërejmë se në Shqipëri populizmi është tipar themelor i shoqërisë civile, ku bëjnë pjesë jo vetëm OJQ-të, por edhe shkrimtarët, mediat, gazetarët, analistët apo komentatorët e shtypit. Të gjithë kanë një emërues të përbashkët; denoncimin e politikës në përgjithësi dhe politikanëve në veçanti. Në ligjërimin e shoqërisë civile politika dhe politikanët shikohen si gjëma më e madhe që i kanoset Shqipërisë. Kemi të bëjmë me një strukturë tipike populiste; nga njëra anë kemi theksimin e një kërcënimi akut (politikën) dhe nga ana tjetër kemi shoqërinë, popullin apo kombin që përcaktohet në raport me të. Përballë kërcënimit të politikës realiteti kompleks social reduktohet në kategori rudimentare një dimensionale; populli që vuan prej politikës, shoqëria që do të integrohet në BE, por politika e lë jashtë, apo kombi që lyp bashkim, por politika nuk ia jep.
Duke u fokusuar tek denoncimi i politikës dhe politikanëve ky ligjërim fsheh thelbin e problemit: Si ka mundësi që pavarësisht veçorive individuale, politikanët tanë prodhojnë të njëjtat pasoja? Përtej nuancave abuzimet nga njëri pushtet tek tjetri ngjajnë si dy pika uji. Nëse qeveria Nano ndërronte çdo gjashtë muaj drejtorët e doganave, qeveria Berisha ndërron çdo gjashtë muaj drejtorët e Agjencisë Kombëtare të Kthimit të Pronave. Nëse pushteti Nano ishte një përfitim për rrethin e ngushtë shoqëror, pushteti Berisha është përfitim për rrethin e ngushtë familjar. Fakti që dy njerëz kaq të ndryshëm prodhojnë pasoja kaq të ngjashme, tregon se nuk është problem thjesht individësh. Ligjërimi populist anti-politik duke e përqendruar vëmendjen tek individi Rama, Nano apo Berisha injoron problemet më të gjera strukturore që i prodhojnë këta individë. Kështu status kuoja sistemike ruhet duke sulmuar simptomat e saj më evidente; politikanët dhe politikën tonë të urryer.
Herë pas here ky ligjërim anti-politik i shoqërisë civile pasi është lodhur së “rrahuri” politikën dhe politikanët detyrohet të analizojë edhe shkaqet ‘më të thella’ që i prodhojnë ata. Këtu menjëherë mbijnë shpjegimet kulturaliste që theksojnë mungesën e traditës demokratike, mentalitetin apo kulturën politike. Thelbi i kësaj logjike që mbështetet edhe nga ndërkombëtarët është se politikanët shqiptarë nuk mund të jenë më të mirë sesa populli që i prodhon. Këto shpjegime duhen hedhur poshtë pa hezitim! Së pari, sepse ne kemi pasur politikanë me mentalitet tejet demokratik dhe liberal (si Fatos Nano) që kanë prodhuar pasoja anti-demokratike. Së dyti, sepse kategori si kultura në rastin më të mirë prodhojnë shpjegime tautologjike të tipit; mungon kultura demokratike se nuk ka demokraci dhe nuk ka demokraci se mungon kultura akademike. Në rastin më të keq ato prodhojnë shpjegime raciste që e ngrijnë kulturën në një orientim gjenetik. Kështu etja e Berishës për pushtet apo politikat e tij klienteliste në administratë me veriorët reduktohet tek geni i tij ’malok’. Kështu shpjegimet kulturaliste e trajtojnë kulturën si diçka të dhënë që nuk ndryshon në kohë dhe hapësirë, si një thelb që prodhon shoqërinë, por nuk prodhohet prej saj. Ndërkohë çështja shtrohet cilat janë strukturat sociale, arsyet sistemike që prodhojnë dhe riprodhojnë mentalitetin, kulturën apo sjelljen abuzive si tek politikani, ashtu edhe tek qytetari. Jo sepse kultura apo mentaliteti nuk kanë rëndësi, por sepse ato nuk ekzistojnë në ajër jashtë realitetit tonë politik, social dhe ekonomik që jo vetëm e formësojnë, por nga ku edhe formësohen.
Le të marrim një shembull konkret; dështimi i administratës tonë publike. Ky dështim mund të kuptohet vetëm si pasojë e ndërveprimit të disa faktorëve që strukturojnë sot për sot politikën, ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Së pari, Shqipëria sot është një shoqëri me papunësi tejet të lartë si pasojë e një ekonomie të pazhvilluar, e orinetuar drejt shërbimeve dhe tregtisë dhe jo prodhimit. Së dyti, si pasojë e procesit të integrimit, e marrëveshjeve të tregtisë së lirë dhe e disiplinimit fiskal qeveria shqiptare ka hapësirë mjaft të kufizuar politik-bërje në favor të grupeve të caktuara prodhuese, apo shtresave të margjinalizuara, përveç lehtësirave taksore apo institucionale. Së treti, si pasojë e ’fundit të ideologjisë’ dhe depërtimit të logjikës së tregut në marrëdhëniet sociale (më jep – të jap) partitë politike nuk e frymëzojnë më dot elektoratin me ide apo ideologji, por vetëm me interes. Në këto kushte shteti me administratën e tij publike mbetet e vetmja politikë punësimi për partinë në pushtet. Pra dështimi i administratës publike nuk është thjesht pasojë e dështimit të një politikani të caktuar, e mentalitetit klientelist, e mungesës së ligjeve apo institucioneve. Pa trajtuar shkaqet strukturore që prodhojnë sistemin klientelist në administratën tonë reformat ligjore, institucionale dhe trajnimet që BE-ja i ka qejf do mbeten thjesht formalitete të destinuara të vdesin që në lindje, siç ka ndodhur deri tani.
A do të thotë kjo që administrata jonë nuk do të bëhet kurrë? Jo dhe jo. Por kjo do të jetë pasojë e ndryshimeve sistemike që ligjërimi anti-politik nuk i kap dot. Një ndryshim i tillë mund të jetë zhvendosja e klientelizmit partiak nga baza apo rajonet e caktuara gjeografike drejt grupeve të caktuara mediatike apo të biznesit, si pasojë e rritjes së elektoratit gri dhe rënies së rolit të militantëve, sidomos teksa eliminohet mundësia e manipulimit të zgjedhjeve në terren. Sot partitë kryesore po ngjasojnë gjithnjë e më tepër me kompani PR-i, ku një drejtor televizioni konsultohet më shumë se e gjithë kryesia e partisë. Fenomeni Rama është rast tipik në këtë aspekt. Më shumë sesa produkt partiak Rama është produkt mediatik. Më shumë sesa në bazë ai i ka rrënjët në qendër, në raportet me grupe mediatike dhe biznesi. Më shumë sesa tek militantët pa zgjedhje forca e tij është tek elektorati gri që mund të zgjedhë disi. Në këto kushte nuk është çudi që militantët në administratë të zhduken gradualisht dhe të krijohen hapësirat për një administratë meritokratike, pak a shumë siç ka ndodhur në Bashkinë e Tiranës. Ama administrata meritokratike nesër mund të jetë pasojë dhe instrument i thellimit të kapjes së shtetit, dhe ngushtimit të hapësirës demokratike nga sipër në vend të kapjes klienteliste nga poshtë siç ishte dje.
Por ky nuk është një problem thjesht i individit Rama, Meta apo Berisha, por i vetë sistemit. Dështimet e këtyre individëve janë pasoja dhe jo thjesht shkaqe të dështimeve të sistemit. Pikërisht këtë fsheh ligjërimi populist anti-politik i shoqërisë civile. Ai na tregon papushim derrat e sistemit tonë politik duke fshehur dhe ruajtur mu para syve tanë vetë sistemin që i shëndosh ata. Dhe kjo ndodh sepse tek ne realisht mungon shoqëria civile, por kjo është një temë që do ta trajtojmë më vete nën titullin mediokër Përse nuk kemi shoqëri civile?