E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Tirana Bank” hap edhe dy degë të reja



“Tirana Bank” ka zgjeruar shtrirjen e saj gjeografike në vend me dy degë të reja, një në zonën e Saukut në Tiranë dhe një në Ksamil, pranë qytetit të Sarandës. Në total numri i degëve shkon 49. Me hapjen e dy degëve të reja, “Tirana Bank” tregon edhe një herë angazhimin e saj për të zgjeruar më tej rrjetin e degëve, në mënyrë që të përmbushë kërkesat në zhvillim të klientëve të saj dhe t’ju ofrojë çdo produkt bankar për të cilin kanë nevojë.
Këto degë të reja do të ofrojnë për klientët, bizneset dhe individët, të gjitha produktet bankare dhe shërbimet. “Tirana Bank”, me hapjen e këtyre dy degëve nisi përmbushjen e planit të vitit 2010 për rritje akoma më të madhe të rrjetit të degëve në vend, pavarësisht krizës ekonomike, duke synuar që të kthehet brenda 6 muajve të ardhshëm banka e dytë në vend për shtrirjen e rrjetit të degëve në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›