Vendimet për statutin, nga Kongresi
Sekretari Organizativ, Bledi Klosi, tha pas mbledhjes së asamblesë së propozimet do t’i paraqiten kongresit. “Ndryshimet në statut ishin si në të gjithë historinë e Partisë Socialiste, pjesë e një diskutimi një diskutimi të gjerë e shumë të detajuar teknik dhe profesional, politik dhe militant të kësaj partie. Edhe në mbledhjen e sotme pati një diskutim shumë të gjatë nga të gjithë anëtarët e asamblesë, por në fund vendimi ishte unanim. Asambleja e PS-së mori vendim që draft-ndryshimet e statutit dhe të programit të kësaj partie të jenë pjesë e vendimmarrjes në Kongresin e Partisë. Nuk pati asnjë votë kundër në draft- programin e statutit të kësaj partie”, u shpreh Klosi.