E Diel, 1 Nëntor 2026

Një personazh i Harry Poter, në pyjet e Shqipërisë

Harry Poter, personazhi që është shndërruar në një burim inspirimi për miliona të rinj në gjithë botën (dhe miliardash për autorët sigurisht), tashmë ka edhe "ishullin" e vet të fansave shqiptarë. Të jesh Harry Potter fans në Shqipëri duhet pak durim. Derisa origjinali të përkthehet në shqip, është mirë të mbyllësh veshët dhe t'i qëndrosh larg çdo informacioni rreth librit, kështu që nuk shuan kuriozitetin, nuk mëson fundin, dhe ke akoma shume endje për të lexuar... Për ata që dinë mirë anglisht, vitet e fundit një librari e njohur e Tiranës ka "bërë derman", duke shpërndarë origjinalin, në të njëjtën kohë që ai shpërndahet në mbarë botën. Ndihesh mrekullisht mirë në një eveniment të tillë, ndihesh i barabartë me bashkëmoshatarët e Londrës dhe të Nju Jorkut, madje, të jemi të sinqertë, ke privilegjin e madh që ta marrësh librin në dorë shumë më shpejt se ata, meqë radha para librarisë këtu nuk i kalon 10 vetat...
Nëse keni menduar që Shqipëria do ngelej jashtë një libri të tillë, keni gabuar. Në librin VII, personazhi negativ fshihet në.... pyjet e Shqipërisë. Autorja ka vendosur që personazhi negativ, Voldemort, (shqipëruar Fluronvdekje), magjistari më i errët i të gjitha kohërave, të zgjedhë pikërisht pyjet e Shqipërisë për t'u fshehur në momentet e tij më të vështira.
Misteri pse Fluronvdekja endet pyjeve të Shqipërisë, zbulohet në librin e shtatë dhe të fundit, aty është fshehur një hajmali magjike që mbart një pjesë të shpirtit të tij dhe që të rikthehet në fuqi, i duhet ta marrë atë më çdo kusht. Është pikërisht Harry dhe shokët e tij që pengojnë Fluronvdekjen ta shtjerë në dorë të tillë objekt, duke e shkatërruar përfundimisht, dhe duke bërë që historia të ketë një fund të lumtur. Shqipëria në Vëllimin e Shtatë? Kjo po që ka qenë një surprizë e këndshme për fansat shqiptarë!
Në kapitujt e fundit, fshihet dhe surpriza. Fluron vdekja fshihej në... Shqipëri. E pabesueshme, por e vërtetë. Me sa duket, nami ynë i keq e ka bërë të vetën. Megjithatë, fansat shqiptarë janë tërhequr mjaft prej një fakti të tillë: janë ndier të përfshirë dhe të rëndësishëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›