E Diel, 1 Nëntor 2026

Një pjesë nga fjalimi i ministrit të Arsimit dhe Shkencës

...Dëshiroj të shpreh kënaqësinë time që 650 mijë nxënësit e nxënëset që shkojnë këtë vit në shkollat e të gjitha llojeve do të përfitojnë nga një standard arsimor më i lartë se ai i vitit të kaluar; do të jenë pjesë e një procesi mësimor interaktiv si kurrë ndonjëherë më parë në Shqipëri; do të ulen në kabinete të reja të shkencave e informatike. Mbi gjysmë milionë nxënës do të navigojnë në internet në 2000 shkolla, të mëdha e të vogla, në qytet e në fshat; me dhjetëra mijë do të ulen në banka të reja, do të mësojnë në shkolla të reja e të rinovuara; me mijëra fëmijë të fshatrave të largëta të Krujës, Kukësit, Tropojës, Beratit e Vlorës do të ndjekin mësimet në konvikte bashkëkohore. Urime të veçanta dua të shpreh për 40 mijë gjimnazistet e gjimnazistët që regjistrohen sivjet në klasën X dhe që janë nismëtarë të gjimnazit të ri shqiptar, me programe, kurrikula e tekste tërësisht të reja e të standardit komunitar europian, ku lëndët e detyrueshme harmonizohen me lëndët e zgjedhura nga vetë nxënësit. Gjimnazistët tanë, ashtu si bashkëmo-shatarët e tyre të vendeve më të zhvilluara, fillojnë kështu të përcaktojnë vetë drejtimin e tyre të nesërm në jetë...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›