Roben pranë rikthimit
28/02/2005 Doktori, i cili është duke trajtuar Arjen Roben shpreson shumë se anësori i Çelsit mund të rekuperohet plotësisht për t’u aktivizuar në takimin e Ligës së Kampioneve kundër Barcelonës. Mungesën e holandezit në takimin e “Kamp Nou” duket se e ka ndjerë më shumë vetë trajneri Hoze Murinjo. Megjithatë ai pret shumë që Roben të rikthehet në takimin e Ligës së Kampioneve me Barcelonën që do të zhvillohet në “Stemford Brixh”. Roben ka pësuar një frakturë të dyfishtë në këmbën e majtë gjatë ndeshjes së zhvilluar me Blekburnin në Premier Ligë më datën 2 shkurt. Kështu, parashikimi i parë nga ana e mjekëve në atë kohë bënte të ditur se holandezi do të qëndroj jashtë fushave të futbollit për gati gjashtë javë. E megjithatë mjeku belg Zhan Pier Merseman, i cili ka kuruar më nga afër Roben është i mendimit se Roben do të ketë shansin për t’u ndeshur me Barcelonën në datën 8 mars. “Unë shpresoj që ai të rikthehet në kohë për të luajtur kundër Barcelonës dhe prandaj do të përpiqem t’i vijë në ndihmë për ta bërë realitet dëshirën e tij, ka thënë doktori Merseman. E kam trajtuar me kujdes këmbën e majtë të Arjen qysh prej herës së fundit që e vizitova 12 ditë më parë. Ishte një kurim jo shumë delikat dhe me i lehtë për t’u dalluar. Tashmë e di se ai është i kënaque me punën time dhe prandaj jam i sigurtë se do të filloj sërish nga vrapimi. Do të më pëlqente shumë që ta shihja në fushën e blertë përsëri”.