E Diel, 1 Nëntor 2026

Një sherr mes të rinjve zbulon drogë dhe fishekë

Katër të rinj janë përfshirë në një sherr, i cili është bërë shkak i zbulimit të një sasie droge dhe fishekësh. Burime të Komisariatit të Policisë së Beratit bëjnë me dije se nga kallëzimi i bërë nga një shtetas për përfshirjen në një grindje u bë e mundur nisje e hetimeve për katër të rinj nga ky qytet. Shtetasi me inicialet L.Z., mësohet të ketë bërë kallëzimin për kanosjen nga Henri Koroveshi dhe kushëriri i tij, Aldo Koroveshi. Pas marrjes së denoncimit, policia organizoi punën duke bllokuar mjetin e dy personave të denoncuar. Nga kontrolli i bërë në mjet u gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 2.8 gramë lënde narkotike, kanabis stativa. Nga hetimet rreth sherrit mes të rinjve, policia deklaroi se kreu kontrolle në banesat e Henri Koroveshit, 23 vjeç, u gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 11.2 gramë pluhur kaf e ngjashme me heroinën, si dhe një sasi prej 0.85 gramë kanabis sativa. Ndërkohë që në banesën e Elaldo Garulit u gjet dhe bllokua një krehër automatiku me 30 fishekë. Pas bllokimit të drogës dhe fishekëve, policia deklaroi nisjen e hetimeve në gjendje të lirë për katër persona, për prodhimit dhe shitje droge dhe armëmbajtje pa leje.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›