Sherri në bilardo, masakrohet me stekë 22-vjeçari
Një sherr i vjetër mes dy të rinjsh është kthyer në një masakër, kur ata janë takuar sërish në një nga bilardot e zonës ku jetonin. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hekal të Tiranës, ku ka mbetur i plagosur rëndë 22-vjeçari Adnand Hykaj. Sipas policisë, të rinjtë janë përleshur në një bilardo në qendër të fshatit. Adnan Hykaj ka pësuar plagë të rënda kur është sulmuar me stekën e bilardos nga Kadri Gjoshi. Policia tha se 22-vjeçari ka dëmtime të rënda në njërin sy, ka thyer hundën dhe disa brinjë. I plagosuri është dërguar në spital, ku gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, ndërsa autori i plagosjes është arrestuar.