E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një shqiptar trajneri i ri i Borusia Fulda

 

Një shqiptar është bërë trajneri i një klubi jo pak të njohur në Gjermani. Emri i tij është Judmir Meta dhe dy ditë më parë është caktuar trajneri i Borusia Fuldas. Ndonëse është i panjohur për pjesën më të madhe të shqiptarëve, Meta ka lindur në Vlorë (më 1976) dhe ka qenë portier me skuadrën e Flamurtarit. Në vitin 1992 ai ka shkuar në Gjermani, ku është aktivizuar pikërisht me skuadrën e Borusia Fuldas. Pas një eksperiencë së fundmi në një klub tjetër të niveleve rajonale, Meta u kthye të Borusia Fulda, klub ky i njohur për shqiptarët pasi në të ka luajtur edhe kapiteni i Kombëtares shqiptare, Altin Lala. Siaps medias gjermane, Judmir Meta ka kryer disa funksione në këtë klub, para se të emërohej trajneri i skuadrës. “Është një kënaqësi e madhe për mua që të kthehem në këtë klub përsëri”, tha Meta i cili pritet të nisë zyrtarisht detyrën e trajnerit të Borusias më 1 korrik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›