Një shtatore migjeniane për Berishën & Co
Nga Gjon BRUÇI
Në të njëjtën ditë e madje në të njëjtën orë, kur hipur mbi tribuna madhështore e gjithë shkëlqim, Kryeministri Berisha e sejmenët e tij po reklamonin sukseset madhështore të katërvjeçarit dhe nën tingujt e këngës Shqipëria po ndryshon përcillnin premtimet fantazmagorike të mandatit të dytë qeverisës, një vogëlush 13 vjeçar në qytetin e Shkodrës jep shpirt nën plehrat e ndërmarrjes së pastrimit, në kërkim të kanaçeve që do ti siguronin bukën e ditës.
Në orën 15 e 10 minuta të datës 4 qershor 2009 u shua jeta e vogëlushit Ermir Ujka. Ndërsa mblidhte kanaçe në grumbullin e plehrave të qytetit, syri i zuri një 2000 lekësh të vjetër aty midis mbeturinave. I ndriti fytyra. Nuk ishte shaka: ai dymijë lekësh i vjetër ishte baraz me gjashtë apo shtatë kilogram kanaçe, ose sa një ditë pune e plotë për Ermirin e vogël. Me to mund të blinte bukën e familjes për gjithë ditën... Dhe u zgjat ta merrte. Por ndërkohë, makina e madhe e pastrimit, në punë e sipër derdhi mbi të togun e madh të plehrave. Ermiri 13 vjeçar u plandos e mbeti poshtë tyre me dymijë cekshin e zhubravitur në dorën e njomë....
Kjo ishte kronologjia e thjeshtë e ngjarjes e cila u përcoll vetëm me një kronikë të thatë prej mediave lokale e ndonjë gazetë qendrore. Nuk ishte mundësia më tepër. Media, ashtu si edhe qeveria, politika, partitë e madje dhe gjithë shoqëria është e zënë me... fushatën elektorale. Dhe fushata nuk mund të ndalet nga vdekja e një vogëlushi anonim!
Pesë apo gjashtë orë pas kësaj ngjarje të dhimbshme, Kryeministri ynë karizmatik, shoqëruar nga sejmenët ministra, do të gjendej në panelin e Opinionit, në përballje me dy a tre gazetarë, të cilët sfidoheshin haptas nga auditori i parapërgatitur për tifo ndaj Kryeministrit.
Në rreth tri orë debat, ose më saktë në tri orë publicitet për arritjet madhështore të qeverisë, askush në panel, apo sallë, nuk u kujtua të thoshte dy fjalë, apo të bënte ndonjë gjysmë pyetje për fatin e vogëlushit shkodran që u bë viktimë e kanaçeve katër vjeçare të qeverisjes Berisha. Nuk e dinin? Edhe mundet. Ermiri i vogël nuk është as djalë ministri, as djalë deputeti e as djalë politikani. Prindërit e tij zor se i njeh as kryeplaku qeveritar i lagjes ku ata banojnë prej disa viteve. Ata nuk kanë as vilë, as makinë e as biznese, por vetëm një shtëpi me një kthinë, ku varfëria duket që në prag. Ishte kjo arsyeja që Ermini i vogël, ndryshe nga moshatarët e tij, bij të politikanëve, deputetëve e pushtetarëve, që argalisen pranë shatërvanëve, apo tolloviten me Benx Mercedesat e baballarëve; merrte torbën me arna mbi supe dhe me një hekur si grremç gërmonte e kërkonte papushim kanaçe me të cilat do të siguronte bukën e ditës për evte e për prindërit, që i ka në zgrip të jetës.
Në të njëjtën kohë pra, kur tribunave elektorale këndoheshin këngë Për Shqipërinë që po ndryshon, për Shqipërinë Europiane, kampione të ritmeve të zhvillimit, që po shkon fluturimthi drejt begatisë... vocërraku i vogël shkodranë groposet për së gjalli poshtë plehrave, në përpjekje për të siguruar një dymijë lekësh të vjetër për bukën e ditës. Një rast sporadik? Një fatkeqësi? Një aksident?
Jo. Asnjeri prej tyre. Vdekja tragjike e vogëlushit është një rezultante e kontributit të politikano- pushtetarëve tanë të sotëm. Ermiri shkodranë nuk ishte i vetmi mbledhës i kanaçeve. Me dhjetëra e qindra moshatarë të tij i sheh çdo ditë nëpër grumbujt e mbeturinave, në kryqëzime semaforësh e gjer në trotuaret e qyteteve në përpjekje dëshpëruese për të fituar ndonjë cent. Akoma më keq: Sipas statistikave zyrtare 800-900 fëmijë në shkallë vendi kanë braktisur shkollën nga frika e gjakmarrjes, 170 prej të cilëve janë të ngujuar natë e ditë nga frika e pushkës vrastare.
Dhe pushtetarët tanë presin shirita inaugurimi e këndojnë hite fitoresh. Dhe politikanët tanë ngjiten tribunave shkëlqimtare të fushatës elektorale. Dhe në panele opinionesh shpalosen alternativat e Shqipërisë europiane....
Me mendjen tek Ermiri i vogël, fatin e zi të të cilit e mora vesh nga mediat lokale, ndoqa panelin e Opinionit të Fevziut, ku ligjëronte Kryeqeveritari. Parada e sukseseve që ai dirigjonte, mbështetur nga duartrokitjet frenetike të tifove, hijeshuar me buzqeshjen e shtetarëve të pranishëm dhe deputetëve të ardhshëm blu, ndonëse shkëlqente gjithë ngjyra fosforeshente, mua më ngjante si një ceremoni mortore. Ishte vdekja e Ermirit kërthinj që ia mjegullonte skenografinë asaj shfaqje të hatashme.
Nëse do të mundja në ato çaste, do ta merrja trupin e trembëdhjetë vjeçarit shkodran dhe duke hyrë në atë panel qeveritarësh të kapardisur, do të deklamoja si dikur Migjeni:
Merreni dhe vendoseni këtë shtatore në tribunat dhe panelet tuaja të neveritshme elektorale... Dhe si përmendore suksesesh kushtojani atij që ka merita më shumë... për situatën dhe gjendjen e mjerueshme që u keni krijuar familjeve të varfra si ajo e Ermirit 13 vjeçar, viktimë e politikave tuaja çoroditëse...
Por do të prishja bukurinë dhe ecurinë e fushatës... Dhe bukuria e fushatës nuk mund të prishet nga vdekja e një 13 vjeçari anonim...!