E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtatorja e14 e Skënderbeut drejt përfundimit

Edhe pak ditë dhe do të përfundojë shtatorja e 14-të e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Këto ditë në studion e skulptorit Sadik Spahia po kryhen punimet e fundit të shtatores së 14-të të heroit. Shtatorja e Skënderbeut, e cila do të vendoset së shpejti në oborrin e Pallatit të Kulturës, në qendër të qytetit të Peshkopisë, është 4, 8 metra e lartë, sëbashku me bazamentin. Realizimi i kësaj shtatoreje është financuar nga biznesmeni Zaim Korsi. Kjo është shtatorja e 14-të që realizohet për këtë figurë të madhe të historisë sonë. Ndërkohë që deri tani 13-të prej shtatoreve që janë ndnërtuar për Skënderbeun janë vendosur në qytete të ndryshme të Shqipërisë si dhe në vende të ndryshme të botës. Aktualisht shtatoret e Skënderbeut gjenden në Tiranë, Krujë, Prishtinë, Dibër, Romë (Itali), Vjenë (Austri), Budapest (Hungari), Gjenevë (Zvicër), Detroit (SHBA), Miçigan (SHBA), Shkup (Maqedoni), Preshevë (Serbi) dhe Çivita (Itali).

Last Updated on Tuesday, 09 June 2009 18:43

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›