Një shurdhmemec i braktisur, bari anonim në Markat të Sarandës
Bariu anonim, një histori e rrallë që e ka zanafillën në fshatin Markat. Prej 2 vitesh, një djalë i ri, ndoshta shurdhmemec, nuk dihet se nga ka ardhur e kush është. Fshatarët e Markatit bëjnë apel që nëse dikush e njeh, të interesohet për këtë djalë. Për më tepër, ju ftojmë të ndiqni historinë e rrallë të këtij djaloshi.
E pabesueshme, por e vërtetë. Kështu mund të klasifikohej historia e një bariu të punësuar me një tufë dhensh në fshatin e thellë të Markatit, në afërsi me Konispolin. Një 20-vjeçar, ende i mbetur anonim, dy vjet më parë është "gjetur" nga bariu Omer Bejko, teksa ai ishte me tufën e tij në kullotat e fshatit të thellë të Markatit, më shumë se 60 km larg nga Saranda. Ai tregon se e gjeti të rreckosur, të drobitur nga rruga e gjatë që duhej të kishte bërë dhe të paushqyer me ditë të tëra. Bariu Omer Bejko iu bë strehë e përkrahje njeriut, që për të gjithë, edhe pse kanë kaluar dy vjet të tëra, ka mbetur një mister.
Djaloshi vjen me trup të imët dhe mendohet të ketë një moshë pak mbi të njëzetat. Nuk di të shkruajë e as të lexojë, madje as të artikulojë ndonjë fjalë. E vetmja gjuhë e tij janë shenjat, por edhe ato janë të mangëta dhe nuk ka asnjë njeri në fshat që prej tyre të mund të marrë vesh gjë se çfarë kërkon të thotë, e aq më tepër të mund të zbulojë gjë në identitetet e tij. Enigma nis që nga mënyra se si ka ardhur dhe si ka mundur të udhëtojë ky njeri deri në Markatin e largët. Bariu i ri, që ende nuk e ka një emër dhe një origjinë, ka mbetur me identitete që nuk mund të lexohen. Duke mos mundur të flasë e të dëgjojë, bariu i Markatit nuk mund të shpjegohet se kush është, nga ka ardhur dhe ku gjendet familja e tij, të cilës i mungon me vite.
Pjesa e zbardhur e historisë së tij është vetëm ajo që lidhet me fatin e tij, pasi ka rënë në kujdesin e bariut nga Markati, Omer Bejko.
"I fola të më afrohej, i bëra me shenjë e me fërshëllimë, por ai nuk më përgjigjej. E kuptova që vetëm shikonte dhe nuk dëgjonte. Kur iu afrova, pashë se as nuk fliste. E mora në stan, i dhashë për të ngrënë dhe vendosa ta mbaj afër, derisa të gjendej kush ishte, nga vinte e ku shkonte", tregon Omer Bejko.
Jetesa që bën është fare e rëndomtë. Punon pak dhe kundrejt punës së bariut i ofrohet ushqimi i ditës, buka dhe qumështi që i japin në stane, si dhe një shtrat në shtëpinë e bariut Omer. Më e shumta që ai mundet të bëjë, në kushtet kur është i pakuptueshëm edhe në shenjat që bën, është të kthejë delet në kullotë dhe kaq.
Përçapjet për të hedhur dritë mbi këtë njeri enigmë nuk kanë munguar. Këtë e thotë bariu Omer Bejko, që e gjeti dhe e përkrahu atë, e thonë edhe Merqez Myrtaj, kryeplaku i fshatit Markat. Të gjithë bashkë janë vënë në kërkim të ndonjë burimi informacioni rreth tij. Por përpjekjet kanë qenë pa rezultat. Askush nuk ka kthyer një përgjigje. Djaloshi pa gojë, shurdhmemec është një i vetmuar pa asnjë përkrahje. Veç mëshirimit të disa barinjve në Markatin e largët, ku ai mbijeton pa pasur asnjë sinjal për t‘u kthyer një ditë në familjen e tij.