E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një verë e nxehtë dhe e rrezikshme, ja këshillat për të gjitha moshat

Flet Selman Lirza, mjek dermatolog në Poliklinikën e Specialiteteve

Për të gjithë ata të cilët janë lodhur së tepërmi e kanë menduar ta nisin verën me pushime duke bërë valixhet gati për në plazh, apo një cantë dore për në pishina gazeta SOT vë në dispozicion të gjitha këshillat e duhura ndaj të nxehtit përvëlues

dhe problemeve që ai mund të shkaktojë në kontakt me lëkurën.  

- Cilat janë këshillat kryesore që do të jepnit për të gjitha kategoritë e qytetarëve me nisjen e stinës së nxehtë?
Këshillat kryesore për tu ruajtur nga rrezet e diellit, gjatë kësaj periudhë ku vihet re, rritja e vazhdueshme e temperaturave, dhe stinës së nxehtë, janë ato të cilat kanë të bëjnë me kujdesin e gjithsecilit, ndaj rrezeve ultraviolet, por nga ana tjetër, duhet të ketë kujdes të madh ndaj nxehtësisë, që shpërfaqet nga rrezet e nxehta të diellit, por edhe pafuqisë e dobësisë që sjell në përgjithësi stina e verës. Rekomandohet që përsa i përket të moshuarve dhe të vegjëlve, të reduktohen në masë daljet në pikun e vapës, dhe nëse dalin gjatë orarit i cili mund të themi që është nga ora 11 e paraditës deri në orën 3 të drekës, orare që në shumë raste janë shqetësuese, jo vetëm për këto kategori por në përgjithësi për të gjithë qytetarët, çdo kush duhet të dalë i mbrojtur.

- Cilat janë masat që duhet të marrin qytetarët për tu ruajtur nga rrezet e diellit, çfarë rekomandoni për këtë?
Në këtë kontekst mund të përmendim e mund të cilësojmë si një prej masave që është më e thjeshta e më e përdorura, sidomos në oraret kur dielli është shumë i nxehtë, konsumimi i ujit apo i lëngjeve. Një tjetër mbrojtës sidomos për moshat e vjetra janë çadrat, kapelet. Do të rekomandoja gjithashtu që qytetarët të vishen në kohën kur është kulmi i vapës, me rroba të lehta, kryesisht të bardha apo edhe me ngjyra, Nuk do të këshilloja vajzat e reja të cilat shpesh herë e konsiderojnë si modë veshjen e zezë e cila ka tendencë të lartë për të thithur rrezet ultraviolet të cilat në orarin e paraditës mund ti konsiderojmë sit ë rrezikshme. Një tjetër masë mbrojtëse janë kremrat me fibra të larta mbrojtës. Por dua të theksoj e njëkohësisht të bëj apel që mbrojtja nga dielli e sidomos përdorimi i kremit mbrojtës është i detyrueshëm nga të gjithë, për të gjithë qytetarët si femra, e meshkuj madje edhe për të vegjlit, kremra të rekomanduara pa dyshim nga mjeku specialist. Përsa i përket konceptit që kremrat mbrojtës duhet të përdoren vetëm nga gjinia femërore mendoj se ka një ndërgjegjësim të avancuar nga viti në vit në këtë gjë por sërish mbetet tabu ideja që një mashkull të dalë i ekspozuar, me krem në fytyrë. Theksoj se ko nuk është aspak, ide e cila e thënë në gjuhën e rëndomtë do ta turpëronte një mashkull, por është thjesht mbrojtje ndaj diellit, rrezet e të cilit ashtu si në shumë raste ndikojnë për mirë në lëkurë, në raste të tjera mund të ndikojnë në mënyrë negative.

- Sipas llojit të lëkurës, çfarë kremrash do të rekomandonit për qytetarët dhe a janë të përdorshme ato edhe për fëmijët?
Këto kremra duhet të jenë me filtra që rekomandohen të përcaktuara në shifra nga 30-40 numrin mbrojtës të filtrit, sipas lëkurës së personit dhe të ndara sigurisht, për femra meshkuj, apo fëmijë e mosha më të vjetra. Personalisht do ti rekomandoja edhe meshkujve sidomos atyre që janë shumë të ndjeshëm ndaj rrezeve ultraviolet e nga kjo mund tu shkaktohen ekzema kruajtje apo alergji, që të përdorin kremin e rekomanduar nga mjeku specialist e ti lënë pas mentalitetet e gabuara. Ndërsa përsa i përket faktit që a mund të përdorim tek fëmijët kremra mbrojtës unë si dermatolog do ti rekomandoja nënat e reja vetëm në rastet që fëmijët janë problematikë në lëkurë e natyrisht edhe në këto raste, është e detyrueshme që  ti drejtohen mjekut specialist përpara se të blejnë ose të përdorin produktin. Përsa i përket, personave me lëkurë të bardhë,ose lëkurë alpine, duhet të kenë kujdes të madh gjatë ekspozimit në diell, pasi zakonisht këto lloj lëkurash digjen shumë shpejt dhe ka raste nga djegia ose e quajtur ndryshe dermati buloze që në gjuhën mjekësore përkthehet flluska me ujë, mund të kalojnë në ekzema ose sëmundje të rënda të lëkurës. Në këto raste kur personat alpin diogjen nga rrezet e diellit duhet të marrin asistencën e mjekut dermatolog, për të marrë këshillat përkatëse por edhe mjekimin e duhur.

- Në çfarë orari duhet të ekspozohen në diell fëmijët e të moshuarit, duke parë që këto dy kategori janë më të prekurat nga efektet e stinës së nxehtë?
Ekspozimi duhet të jetë i kujdesshëm për të gjithë qytetarët, por jo vetëm për ta. Një kujdes të veçantë duhet të kenë nënat e reja me foshnjat por edhe me fëmijët e tjerë që nga moshat 2-5 vjeç të cilët në asnjë mënyrë nuk duhet të ekspozohen në orarin kritik të paradites, por dhe në rastet kur ekspozohen duhet të kenë patjetër me vete ujë, apo duhet të konsumojnë gjatë ditës edhe lëngje të tjera. Përsa i përket këshillave për të moshuarit ashtu sikurse fëmijët këta persona nuk duhet të dalin në oraret kur dielli është në kulmin e vet, dhe kjo gjë është pothuajse e ndaluar për personat që kanë probleme kardiake e sëmundjen e hipertensionit. Këta persona nëse do tu duhet të dalin në këtë orar duhet të kenë me vete, patjetër çadër apo duhet të ekspozohen sa më pak të jetë e mundur në diell. Oraret që do të këshilloja për daljen e të moshuarve dhe fëmijëve janë oraret e mëngjesit që prej orës 9 deri në 11 e në oraret e mbasdites nga ora 5-8.

- Po përsa i përket rrezikut të infeksioneve nga papastërtitë e plazheve, çfarë rekomandoni për qytetarët, meqënëse jemi në fillimin e sezonit turistik?
Në radhë të parë, të gjithë personat që kanë filluar të frekuentojnë sidomos pishinat, duhet të kenë shumë kujdes pasi zakonisht infeksionet më të mëdha e sëmundjet e rënda të lëkurës vijnë nga papastërtitë e ujërave në to. Por edhe në shumë raste këto infeksione vijnë edhe nga papastërtitë e ujërave në det. Si mjek këshilloj  të gjithë personat, që pasi të dalin nga deti apo pishinat të fshihen me peshqirë personale e mos të lënë në asnjë mënyrë të lagështa pjesë intime të trupit të cilat janë më të prekurat e më të ndjeshmet ndaj infeksioneve si atyre të lehta dhe atyre të rënda. Një tjetër masë që duhet të marrin qytetarët është edhe qëndrimi me orar të caktuar në diell pore he në çadër, pasi të gjithë ne mendojmë që jemi të mbrojtur gjatë qëndrimit në çadër në masën 100 për qind por kjo nuk mund të jetë unanime pasi edhe pse qëndrojmë poshtë çadrës sërish rrezet e diellit depërtojnë dhe ndikojnë në mënyra të ndryshme në lëkurën tonë. Në lidhje me harresën për mos fshirjen apo heqjen e lagështirës në trup, do rekomandoja gjithashtu se zakonisht të gjithë ne e lëmë pas dorë këtë veprim por kjo përbën edhe një nga faktorët kryesorë për sëmundjet e lekurës. Do të rekomandoja që të gjithë personat menjëherë pas daljes nga uji i pishinës apo i detit duhet të shpëlahen në ujë të rrjedhshëm e mos të qëndrojnë për një kohë të gjatë me papastërtitë e ujit e sidomos me kripërat apo mikrobet e lëshuara në trup të cilat janë rrezik i sigurt për infeksionet mykotike por edhe ato bakteriale.

- A janë të rrezikshme solarët, të cilat kohët e fundit janë kthyer pothuajse në modë sidomos nga moshat e reja, çfarë do të rekomandonit në lidhje me këtë?
Unë si dermatolog do ta cilësoja si një nga gjërat më të dëmshme për trupin e njeriut, por pavarësisht kësaj vajzave të reja do tu rekomandoja vetëm tre katër séance dhe këto jo në një periudhë kohore të shkurtër nga njëra tjetra. Për mendimin tim është një modë e dëmshme sidomos nga vajzat e reja të cilat duken se ditë pas ditë janë shumë të prirura ndaj kësaj. Unë si mjek nuk e rekomandoj sepse solarët në vetvete kanë një rrezatim tejet të dëmshëm për lëkurën dhe nga shumë studime janë përcaktuar si rreze të cilat në shumë raste nëse janë të përsëritura në trupin e njeriut atëherë mund të shkaktojnë sëmundje të rrezikshme.

Si të zgjedhim e të përdorim kremin e plazhit (Solarin)
Rregulli është që kremi i plazhit duhet përdorur nga të gjit

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›