E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka e Shqipërisë: Janë shitur 18.8 miliardë lekë bono thesari

25-08-2008 / Gazeta 55

Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, publikoi sot për shitje me ankand 18.8 miliardë lekë bono thesari të qeverisë. Sipas Departamentit të Operacioneve Monetare pranë kësaj banke, në ankandin e Ministrisë së Financave, që do të zhvillohet nesër më 26 gusht, do të dalin për shitje bono thesari me maturim 12 dhe 6 mujor, të cilat do të përdoren për Bankën e Shqipërisë dhe për bankat e nivelit të dytë. Këto bono do të emetohen respektivisht në 25.08.2009, 18.02.2009. Nga totali prej 18.8 miliard lekësh, 12.6 miliard lekë do të jenë bono me maturim 12 mujor dhe 6.2 miliard lekë do të jenë bono me maturim 6 mujor....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›