Shqipëria anëtare me të drejta të plota në NATO
02/04/2009 Ambasadori ynë në Uashington depoziton instrumentin e aderimit
Kur kanë mbetur vetëm dy ditë nga samiti i Aleancës së Atlantikut të Veriut në Strasburg e Kehl, ambasadori i Shqipërinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Aleksandër Sallabanda ka depozituar instrumentin e ratifikimit të aderimit të Shqipërisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut në Departamentin e Shtetit. Në këtë mënyrë Shqipëria bëhet anëtare me të drejta të plota në NATO. Për të kremtuar anëtarësimin e Shqipërisë në aleancën më të madhe ushtarake në botë, në Uashington është organizuar nga zëvendëssekretari i Departamentit amerikan të Shtetit James Steinberg një ceremoni e veçantë. Të njëjtin hap ka ndërmarrë edhe ambasadorja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviç. Lëvizja politike erdhi pasi Sllovenia depozitoi në fillim të kësaj jave pranë Departamentit amerikan të Shtetit instrumentin e ratifikimit që mundëson anëtarësimin e Kroacisë dhe po kështu bëri edhe më 3 mars për Shqipërinë. Në një njoftim të Departamentit amerikan të Shtetit thuhet se depozitimi i instrumentit të ratifikimit nga Sllovenia plotëson procesin individual të ratifikimit nga 26 aleatët e NATO-s, i nevojshëm për pranimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. Pas ratifikimit të pranimit të Kroacisë nga Greqia në mes të shkurtit, Sllovenia ishte vendi i fundit nga 26 anëtaret e NATO-s, nga e cila pritej drita e gjelbër. Tashmë ka mbetur vetëm akti formal, përmes të cilit do t’i vihet fund gjithë procesit të anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Më datën 7 prill, në një ceremoni zyrtare në selinë e NATO-s në Bruksel, përkrah flamujve të 26 vendeve anëtare të kësaj organizate do të ngrihet edhe flamuri ynë kombëtar dhe ai i Kroacisë. Në një konferencë për shtyp pasditen e djeshme Kryeministri Berisha tha se arritja e anëtarësimit të vendit në NATO u mundësua falë reformave të gjithanshme të ndërmarra. Ai ka vlerësuar rolin e Aleancën dhe parimet që ajo sjell në mbarë botën. Ai ka theksuar se anëtarësimi është një ditë historike për të gjithë shqiptarët. Kreu i qeverisë nënvizoi faktin se anëtarësimi në NATO do të thotë rritje e përgjegjësive të qeverisë dhe të gjitha institucioneve të vendit. “Shqipëria këtë akt, më të rëndësishmin në historinë e saj pas pavarësisë, e merr gjithashtu edhe si aktin e përgjegjësive më të mëdha për të konsoliduar në këtë vend vlerat e lirisë që ndajnë vendet anëtare të Aleancës”, - ka deklaruar Kryeministri Berisha.
Mesazhi
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer i ka telefonuar pasditen e djeshme Kryeministrit Sali Berisha për t’i përcjellë urimet më të përzemërta për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, këtë ditë të madhe për kombin Shqiptar, si dhe i shprehu kënaqësinë e tij për takimin që do të ketë me të në Samitin e Strasburg-Kehlit, si dhe më pas në takimin e 7 prillit në Bruksel. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë, kreu i qeverisë shqiptare i shprehu sekretarit Shefer mirënjohjen më të thellë për stafin e tij dhe vendet anëtare të NATO-s. “Me mbështetjen dhe kontributin tuaj ju u bëtë pjesë e një akti nga më madhorët në historinë e kombit shqiptar pas shpalljes së pavarësisë, për të cilin shqiptarët do t’ju jenë përjetë mirënjohjes”, - ka thënë Berisha.