Operacion antidrogë në Itali, kapen dhjetëra shqiptarë
02/04/2009 Bllokohen 61 kg heroinë e 15 kg kokainë
Guardia di Financa ndaloi 29 persona (shumica e tyre shqiptarë) të akuzuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që trafikonte drogë. Operacioni i koduar “Apuleio” u zhvillua pas disa hetimeve Antimafia në Trento, ku kishte prova se shqiptarët e sillnin kokainën në Itali nga Holanda, ndërsa heroinën nga Maqedonia e Shqipëria. Këtij grupi deri tani i janë ndaluar 46 persona, në disa operacioni, ku janë sekuestruar 61 kg heroinë, 15 kg kokainë, të cilat nëse mblidhen në total në treg kanë vlerën prej 110 milionë euro, duke mos llogaritur këtu edhe 12 makina të sekuestruara. Arrestimet e djeshme janë zhvilluar në vijim të aksioneve për të shkatërruar grupet e fuqishme shqiptare që mundësojë trafikimin e drogës në Itali.