Njerëzve nuk u mjaftojnë vetëm shpresat!
Shpresat, këto ndjenja të shenjta, sa të pashterrshme që janë. I ngjajnë energjisë së diellit që me mijëra vjet ndan dhe vazhdon edhe më tej t`u ndaj njerëzve jetë. Por, deri kur? Kam përshtypjen se edhe shpresat kanë filluar të turpërohen dhe më nuk na japin shpresë. Sikur kanë filluar të harrojnë funksionin e tyre. 16 vite të tëra kujt nuk i besuam. Vrapuam pas gjithë karvaneve që kaluan këndej duke shpresuar se ata ishin gjërat që pritnim. Të gjitha këto erdhën, vallëzuan vallen e tyre e kur u lodhën ikën duke lënë pas vete fytyra të zhgënjyera dhe shpirtëra të pashpresë. Besuam, shpresuam, por sikur këngët që këndonim ishin ndryshe sepse ne kërkonim bukë e ata na premtonin mjaltë. E atje ku s`ka bukë e të premtohet mjaltë, nuk të mbetet gjë tjetër përvç se të presësh karvanin tjetër dhe të shpresosh në shpresën.
Po populli?! Ah i shkreti. Si gjithmonë, lëndë e eksperimenteve dhe hapësira e lirë për ata që dëshirojnë t`i nxjerrin vetes punë. Përditshmëria e tyre i ngjan serialeve braziliane ku që në fillim mund të parashikohet rrjedha dhe fundi. Protagonistët në këtë përditshmëri vazhdimisht ndryshojnë, por populli mbetet popull; i mjerë, i pafuqishëm për të ndryshuar diçka dhe i pashpresë për të pritur një të ardhme të ndryshme nga e kaluara. Përsa i përket protagonistëve, atyre që marrin flamurin në dorë dhe vrapojnë drejt diçkaje(!), ata ndryshojnë shpesh. Të gjithë jetojnë dhe veprojnë ndryshe nga njëri-tjetri por përfundimi i të gjithëve së paku deri tani ishte i njëjtë. Ata asnjëherë nuk arritën të dalin nga kutitë e votimit për herë të dytë. Sikur njerëzve po u mjafton "mirësia"e tyre 4 vjçare. Njerëzit u lodhën duke shpresuar për një të ardhme më të mirë, për mirëqenie ekonomike, politike dhe sociale. Por shpresat nuk ngopin barkun.
Thjeshtë, njerëzit i ka marrë malli të jetojnë si njerëz. Ikën njëri, vjen tjetri, ose siç thotë fjala e urtë: ”Hyr, dil, Jusuf, Qamil"por gjithmonë i riu të bën të kërkosh të vjetrin e ai i vjetri atë para tij. Vështrimet e lartëshënuara ndoshta do të ju duken paksa pesimiste por ja që ky është realiteti. Ky nuk është vëzhgimi im personal por pasqyrim i thjeshtë i tollovisë së ideve në kokat e njerëzve të cilët në pamundësi që t`ua shprehin "të mëdhenjve"m`i shprehin mua dhe "të vegjëlve"si unë.
info@albeu.com