Problemi i rrymës mund ta tensionojë veriun

Komandanti i sektorit verior të KFOR-it, Arnaud Claire-Deville, në një takim që ka zhvilluar me kryetarin e Mitrovicës, Bajram Rexhepi, ka shprehur shqetësimin lidhur me mosfurnizimin me energji elektrike nga KEK-u, të pjesës veriore të banuar me shumicë serbe.
KFOR-i e konsideron shumë të nevojshme gjetjen e një zgjidhjeje për këtë problem, meqë kjo mund të ndikojë në ngritjen e tensioneve.
Kurse kryetari Rexhepi ka thënë se kjo çështje nuk duhet të politizohet, pasi që është krejtësisht teknike. Ai po ashtu tha se në veri banorët kanë qenë të privilegjuar meqë qe dhjetë vjet janë furnizuar me rrymë pa reduktime dhe nuk kanë paguar kurrë.
Në veri janë mësuar të mos paguajnë, andaj në momentin që është bërë kërkesa për pagesë të rrymës që shpenzohet, struktura të caktuara tentojnë ta politizojnë këtë çështje, që është absolutisht teknike, tha Rexhepi, transmeton KosovaLive.
Ai shtoi se qytetarët e të gjitha komuniteteve duhet të trajtohen njëjtë dhe të mos ketë privilegje në këtë aspekt. Sipas tij, duhet të gjendet një zgjidhje pragmatike, por ideja e strukturave paralele serbe për arkëtimin e borxheve nga Elektroekonomia e Serbisë është e papranueshme.
Ditë më parë, KEK-u u ka ndërprerë energjinë elektrike pjesës veriore të Mitrovicës dhe tërë veriut të Kosovës, për shkak se ata nga paslufta ata nuk kanë paguar asnjë cent për pagesë të rrymës.
Serbët si zgjidhje të përkohshme janë lidhur me rrjetin elektrik të Serbisë, ndërkohë që lagjet dhe fshatrat shqiptare në këtë pjesë thuhet se kanë mbetur në terr.