Të vdekurit dhe të vdekurit që na komandojnë
Nga Flamur BËRDËLLIMA
Nisma për këtë shkrim më erdhi nga një bisedë me djemtë e pallatit, ku dikush prej tyre përmendi emrin e një kandidati potencial të zonës ku banojmë... Me një ndjenjë më shumë dhimbjeje sesa neverie dhe sensi pezhorativ, djaloshi u shpreh: Për mua ata janë të vdekur... Kur bëhet fjalë për të vdekur, duhet të theksojmë se ata që janë vërtetë fizikisht të tillë, prej brezash të tërë na përcjellin ne të gjallëve veçoritë morale dhe intelektuale tërësia e të cilave shpreh shpirtin e popullit tonë. Ata duke përfaqësuar në vetvete sintezën e moralit tonë, për fat na kanë lënë një emër të nderuar. Nuk dua të bie në folklorizëm duke përmendur vargje të tilla këngësh si: O sa mirë me qenë Shqiptar.
As të bie pre e kurthit ideologjik se populli shqiptar e ka çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë. Thënë shtruar dhe thjeshtë, jashtë politikës në përgjithësi jemi krenarë për trashëgiminë morale që na kanë lënë të vdekurit e vdekur. Për besën, mikpritjen e të tjera veçori psikologjike që përbëjnë me të drejtë atë që quhet karakteri kombëtar i shqiptarëve. Nga ana tjetër, rezerva e ideve dhe ndjenjave që ka secili në botë është thjeshtë një qelizë e shpirtit të racës. Pra, thënë ndryshe ky shpirt i padukshëm në thelbin e tij është shumë i dukshëm në shfaqjen e tij sepse ai drejton evolucionin e popullit tonë, si çdo popull tjetër. Por për t u kthyer te shprehja e djaloshit: Të vdekurit e sotëm janë më të gjallë se ç mund të jetë çdo i gjallë në këtë planet. Kam parasysh kryesisht shpresën e politikanëve të elitës. Pse vjen një moment që populli në shpirtin e tij i quan të vdekur? Nga se erdhi kjo vdekje morale e këtyre individëve? Më gjeni një prej tyre, gjatë këtyre 18 vjetëve që do ti përafrohej sadopak një apostulli? Si e ka emrin mor aman? Mirëpo, ja që këta të vdekurit e gjallë na drejtojnë në çdo qelizë të jetës tonë. Do të thotë se ata drejtojnë korrupsionin, madje edhe tani që po hyjmë në Nato. Do të thotë se këta të vdekur të gjallë i shkaktojnë këtij populli Gërdecin, Fazlliçin, talljen me ndarjen e pronave, edhe pse po pajisemi me karta identiteti biometrike dhe po marshojmë me hapa të sigurta drejt BE-së. Kjo gjendje ridikulare apo qesharake, në raportin mes dy lloj të vdekurve thjesht me dhimbje më bën të gërthas. Çohuni o të vdekur, se po na mbysin të gjallët që kanë vdekur në shpirtin e popullit!