Njerku 74-vjeçar, abuzim seksual me vajzën e gruas
Psikologia e një qendre sociale denoncon dyshimet për abuzime seksuale me vajzën 9-vjeçare. Policia arreston ish-mësuesin
TIRANË- Rastet e abuzimeve seksuale të të moshuarve me të mitur, edhe brenda familjes, duket se nuk kanë të sosur në Shqipëri. Një74-vjeçar është vënë dje në pranga nga blutë e Tiranës, pasi akuzohet të ketë kryer veprime të turpshme me vajzën 9-vjeçare të bashkëshortes së tij. Vajza nuk ka guxuar t'i tregojë nënës se ç'po ndodhte në shtëpinë e saj, me personin që ajo e konsideronte si baba, por ngjarja është zbuluar gati rastësisht. Vajza frekuentonte një qendër sociale në Tiranë dhe në një nga rrëfimet e të miturës, psikologja ka zbuluar ngjarjen e rëndë si dhe dhunën psikologjike e seksuale që po ushtrohej mbi 9-vjeçaren. Kaq ka mjaftuar që punonjësja sociale, pasi ka marrë konsultime me stafin, të bëjë denoncimin përkatës në polici. Kështu, seksioni i Mbrojtjes së të Miturve dhe të Dhunës në Familje, pranë policisë së kryeqytetit ka regjistruar denoncimin e fill pas këtij veprimi ka arrestuar 74-vjeçarin Kadri Sadrija, banues në Tiranë, pasi dyshohet të ketë konsumuar veprën penale të "veprave të turpshme me të mitura".
Abuzimi
Rrëfimi i vogëlushes 9-vjeçare ka tronditur psikologen e një qendre sociale në rrugën "Don Bosko" në Tiranë. "Ai me thotë ta prek në trup. Bën të njëjtën gjë me mua",- mësohet të ketë nisur rrëfimin e saj vajza 9-vjeçare tek psikologia, e cila më pas ka insistuar të mësoje se çfarë i kishte ndodhur të miturës. Prej kohësh, vajza e vogël kishte mundur të mbante sekret veprimet e burrit të nënës së saj, që siç u shpreh ajo më vonë, ishte frika që ia mbante të mbyllur gojën. Disa vjet më parë, prindërit e 9-vjeçares u divorcuan dhe ajo bashkë me motrën qëndruan me nënën. Kjo e fundit u martua sërish, pak kohë më vonë me ish-mësuesin 74-vjeçar, Kadri Sadrija, me të cilin ka dhe një fëmijë 1-vjeç. Familja jetonte në një banesë pranë "Don Boskos" në kryeqytet. Ndërkohë që e ëma e 9-vjeçares shkonte në punë, burri i saj dhe fëmijët qëndronin në shtëpi e duket se kjo ka qenë edhe koha-tmerr e vogëlushes. Prej disa muajsh, ajo dyshohet të jetë abuzuar nga njerku i saj. Ish-mësuesi dyshohet të ketë kryer veprime të turpshme me vajzën e bashkëshortes së tij, ndërsa e ka kërcënuar atë të mos tregojë.
Denoncimi
Sipas hetuesve të çështjes, frika nga njerku e ka detyruar vajzën të heshtë, duke mos i treguar asgjë nënës. Mirëpo e mitura frekuentonte një qendër sociale, ku e bindur se psikologia do ta ndihmonte, ajo i ka rrëfyer të gjithë ngjarjen. E alarmuar, psikologia ka shkuar në drejtorinë e policisë së Tiranës ku dhe ka denoncuar abuzimin që 74-vjeçari kryente me vajzën e gruas. Menjëherë është vënë në lëvizje seksioni imbrojtjes së të miturve dhe të dhunës në familje, për të verifikuar denoncimin. Kështu ditën e djeshme policia ka shoqëruar në ambientet e policisë së kryeqytetit të moshuarin ku e ka marrë në pyetje. Burime nga policia thanë se Sadrija nuk e ka pranuar akuzën, duke u shprehur se nuk ka kryer veprime të turpshme me vajzën e bashkëshortes së tij, por e donte atë si të ishte vajza e tij. Policia nuk e ka marrë në konsideratë deklaratën e Kadri Sadrisë, por i ka komunikuar atij masën e arrestit deri në sqarimin e plotë të ngjarjes. Gjithashtu burimet policore u shprehën se pritet përgjigja e mjekësisë-ligjore, e cila pritet të përcaktojë nëse është ushtruar dhunë seksuale ndaj vajzës 9-vjeçare.
ARRESTIMI
Pranga për dhunë seksuale me të mitura
TIRANË- Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Kavajës, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur. Ervin Xhovara, lindur e banues në Rrogozhinë është vënë në pranga ditën e djeshme, sepse dy ditë më parë Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë ndaj tij ka lëshuar urdhrin e ndalimit. Burime zyrtare nga policia thanë se në ngarkim të 25-vjeçarit është kryer kallëzim nga një 16-vjeçare, e cila ka deklaruar se është përdhunuar prej tij. Mësohet se i riu ka mohuar të ketë përdhunuar të miturën, ndërsa të kundërtën ka dokumentuar policia e cila i ka komunikuar atij masën e arrestit përveprën penale të "marrëdhënies seksuale me dhunë me të mitura".