E Shtunë, 31 Tetor 2026

Televizioni A1, dita e 35-të pa energji

KESH vazhdon që të mos furnizojë me energji Televizonin A1, që ndodhet në ambientet e ish-Kinostudios. Ndërprerja e energjisë për këtë kanal është bërë në mënyrë abuzive, pas vendosjes së një fature abuzive afrofe nga ana e KESH. Përfaqësuesit e KESH, duke zbatuar urdhrat politikë, nuk kanë ndërmarrë asnjë hap para për të zgjidhur problemin e furnizimit me energji të këtij televizioni. Shkëputja e energjisë në Televizionin A1 u bë më 13 dhjetor 2007, pas veprimit antiligjor të drejtuesve të KESH-it, që kërkonin pagimin e faturës afrofe të vendosur në mënyrë abuzive nga faturistët. Dita e djeshme ka qenë e 35 që ky kanal detyrohet që të mbetet në transmetim duke prodhuar energji me anë të gjeneratorëve.
TVA1 i shleu disa detyrime të papërfillshme një ditë pas ndërprerjes së energjisë, por jo shifrën afrofe, për të cilën ka ngritur një padi një gjykatë ndaj KESH-it. Por KESH-i nuk iu përgjigj këtij veprimi me rilidhjen e energjisë, meqë Televizioni A1 nuk ka pranuar të paguajë vetëm shumat e vëna në mënyrë të qëllimshme në kurriz të tij, nga nëpunësit e KESH-it, që patjetër janë urdhëruar për këto veprime kriminale, në dëm të një biznesi dhe një organi të medias vizive. Drejtuesit e "Spektër" sh.a., përveç ngritjes së padisë gjyqësore ndaj KESH-it, kanë sensibilizuar faktorin politik dhe Shoqatat për Mbrojtjen e Medias, brenda dhe jashtë vendit, për rastin flagrant. Ndëshkimin politik të Televizionit A1 e denoncoi në fund të dhjetorit 2007-të edhe PS-ja, e cila e ka komentuar si përpjekje të qeverisë dhe mekanizmave të saj, për të goditur fjalën e lirë dhe gjobitur në mënyrë abuzive sipërmarrjet private. I vetmi që nuk ka reaguar ka qenë KESH-i, duke treguar se ka marrë urdhra politikë për të lënë pa energji televizionin, i cili për këtë rast kërkon edhe dëmshpërblimin 3 mijë euro në ditë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›