"Kakome", banorët padisin AKKP-në
Zhvillohet seanca e parë gjyqësore për pronësinë e tokave në Kakome
TIRANË- Duket ende e largët dita, kur mbi gjirin e Kakomes do të nisin punimet e ndërtimit të fshatit turistik. Nuk është vetëm qarku i Vlorës që mban "peng" projektin, duke mos rinovuar lejen e ndërtimit, por tashmë edhe procedurat gjyqësore. Dje, në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar seanca e parë mbi pronësinë e tokës, në të cilën është miratuar leja e ndërtimit e shoqëris Club-Med. 129 familje niviciote të përfaqësuara nga kryeplaku Klemend Baxherri kanë paditur vendimin e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, të dhënë më 19 shtator të vititi 2007. Në një materialprej rreth 70 faqesh, AKKP jep argumentet e veta pse banorët e zonës nuk janë pronarë, paçka se jetojnë prej shekujsh në këto troje. Ndërkohë, krejt ndryshe pretendojnë 129 familjet niviciote.Nëpërmjet dokumenteve që datojnë në vitin 1921 e deri tek fermanet e perandorisë turke, banorët pretendojnë se janë pronarë në kullotat e ndodhura në luginën dhe pyllin përrreth gjirit të Kakomesë, me një siperfaqe rreth 4300 ha.Ata kanë paditur në gjykatë AKKP, ndërsa kërkojnë anulimin e vendimit.Në bazë të këtyre dokumenteve të ballafaquara me ato të Agjencisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, trupit gjykues do t'i duhet të vendosë mbi pronësinë e këtyre trojeve.