Njoftim për shtyp i Departamentit të Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsion
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsion pranë Këshillit të Ministrave bazuar në urdhërin e kontrollit nr.719, datë 20.03.2006 të Kryeministrit, ka ushtruar kontroll, sipas programit të kontrollit, në Ministrinë e Punës,Çështjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Inspektoriatin Shteteror të Punës - Drejtoria Tiranë, Shërbimin Kombëtar të Punësimit, Zyrën e Punësimit Tiranë.
Në përfundim të kontrollit kanërezultuar shkelje ligjore dhe financiare të tilla si:
Shperdorimi i shumave te projekit "ILO" financuar nga Qeveria Italiane ne shumen 1.015.090 $ dhe nga Qeveria Shqiptare ne shumen 124.910 $.
Ështe shkaktuar dëm ne buxhetin e shtetit me vlere, 5 milion leke per shkelje te ligjit te prokurimit publik, ne tenderin e automjeteve te transportit ne ISHP Tirane.
Ne prokurimin e ndertimit te Qendres se Formimit Profesional Elbasan eshte shkaktuar dem buxhetit te shtetit me vlere 1 milion e 200 mije leke.
Gjithashtu ne 16 projekte te nxitjes se punesimit nga Sherbimi Kombetar i Punesimit dhe zyrat e punesimit Shkoder, Skrapar, Elbasan, Delvine, Pogradec, Has, Kukes, Lushnje, Kucove, Bulqize , janë evidentuar shperdorime financiare me vlere 106 000 Euro.
Në kontrollin e ushtruar janë vërejtur shkelje të ligjit per nxitjen e punesimit (punesim i familjareve te drejtuesve te Ministrise se Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Sherbimit Kombetar te Punesimit ne projekte per nxitjen e punesimit).
Demet e mesiperme ligjore, me pasoja te drejteperdrejta financiare jane shkaktuar nga zyrtaret shteterore dhe institucionet pergjegjese per shkelje te procedurave dhe rregullave financiare te evidentimit dhe levizjes se vlerave materiale dhe monetare. Fondet e projektit ILO nuk kane kaluar ne llogarite bankare te Qendrave te Formimit Profesional, por ne llogarite personale te drejtuesve te tyre. Gjithashtu keto fonde nuk jane bere hyrje ne arke, nuk jane kontabilizuar dhe nuk jane perfshire ne bilancin e institucioneve per vitin 2002 (perjashto investimet).
Po keshtu jane shkelur rregullat e ligjit te prokurimit publik per pranimin e Ofertave ne kundershtim me specifikimet teknike, deklarim te fituesit te tenderit pa qene i pajisur me me license per shitblerje automjete, eleminim te garancive kontraktore, lidhje te kontratave midis bleresit dhe shitesit, para se shitesi te ishte pronar i automjeteve.
Raporti permbledhes i tenderit eshte bere dhe miratuar perpara afatit ligjor duke mohuar te drejten e ankimit pjesmarresve te tjere si dhe janë shkelur rregullat e prokurimit për shpalljen e fituesit pa marre miratimin ne organin epror. Gjithashtu hyrja e automjeteve eshte bere fiktive perpara se ato te vinin ne institucion.
Ne nje rast tjeter prokurimi preventivi per fazen e I-re te punimeve , eshte hartuar dhe miratuar ne kundershtim me udhezimin e ministrise se financave duke perfshire ne vleren e tenderit si punime ndertimi, edhe vlerat e paisjeve, duke u shtuar te gjitha strukturat e tjera.
Ne pranimin dhe miratimin e projekteve te nxitjes se punesimit jane pershpejtuar procedurat e miratimit te tyre ne kundershtim me ligjin per nxitjen e punesimit dhe aktet nenligjore per zbatimin e ketij ligji.
Ne projektet e punesimit jane lidhur kontrata per punesimin e 438 punekerkueseve te papune, nga te cilet vetem 32 jane shkeputur nga pagesa e papunesise ose 7% e tyre. Po keshtu jane gjetur mangesi te theksuara te dokumentacionit, dhe ne celjen e fondeve per llogari te subjekteve perfituese .
Per shkeljet ligjore dhe financiare te mesiperme Departamenti ka rekomanduar masat displinore te meposhtme:
Lirim nga detyra per 8 anetaret e komisionit te vleresimit te ofertave dhe njesise se prokurimit ne Inspektoriatin Shteteror te Punes, Drejtoria Tirane. Lirimin nga detyra per 8 anetare te tjere te komisionit te vleresimit te ofertave dhe njesise se prokurimit ne Ministrine e Punes dhe Ceshtjeve Sociale.
Zgjidhje e marrëdhenieve te punes" per 4 (kater) specialiste te Zyres se Punesimit Tirane
Zgjidhje e marrëdhenieve te punes" per 5 (pesë) anetaret e komisionit te vleresimit te projekteve ne ShKP Tirane, juristin e vleresimit te projekteve si dhe per drejtoret e zyrave te punesimit Shkoder, Skrapar, Elbasan, Delvine, Pogradec, Has, Kukes, Lushnje, Kucove dhe Bulqize.
Po keshtu jane perpiluar kallezime penale per:
Per vepren penale te "shperdorimit te detyres" "shkelje e barazise se pjesmarrjes ne tendera" dhe "shperdorim te kontributeve shteterore" per 11 drejtuesit dhe specialiste e inspektoriatit te punes.
Kallzim penal per vepren penale te "shperdorimit te detyres" dhe "shperdorimit te kontributeve shteterore" per 8 anetare te komisionit te vleresimit te ofertave dhe njesise se prokurimit. (8 anetare)
Kallzim penal per vepren penale te shperdorimit te detyres per 4 specialiste dhe per dy drejtoret e zyres se punesimit Tirane.
Kallzim penal per vepren penale te shperdorimit te detyres per anetaret e komitetit kombetar drejtues, njesise se menaxhimit te projektit dhe drejtoret e qfp-ve.
Kallzim penal per vepren penale te shperdorimit te detyres per 16 zyrtare shterore, perkatesisht anetaret e komisionit te vleresimit te projekteve ne shkp, juriste te vleresimit te projekteve si dhe drejtoret e zyrave te punesimit Shkoder, Skrapar, Elbasan, Delvine, Pogradec, Has, Kukes, Lushnje, Kucove dhe Bulqize.