E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nju Jork Tajms trillon

Fatmir Mediu

Edhe diten e fundit te punes, ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu e shfrytezoi per ta quajtur te genjeshtert artikullin e prestigjozes amerikane qe zbardhi trafikun kriminal te armeve nga Shqiperia ne Afganistan

Ndërsa aleatët e tij në PD po mundohen të korrigjojnë diçka nga fushata anti-amerikane që përfshiu qeverinë, ministri i dorëhequr Fatmir Mediu doli dje në konferencë për shtyp dhe tha se shkrimi i Nju Jork Tajms është një trillim. “Unë nuk kam asnjë marrëdhënie private apo institucionale me personat e përfshirë në të,biznesmenë, nëpunës apo përfitues në mënyrë kriminale nga kjo ngjarje dhe nuk jam pjesë e aferave korruptive” ka deklaruar ish ministri Fatmir Mediu. Gjatë deklaratës së djeshme ai ka shprehur gatishmërinë e tij që të verë në dispozicion të hetimeve gjithçka ai di lidhur me ngjarjen e ndodhur. Me një torua tërësisht të humbur tipike politikeske, zoti Mediu i ka cilësuar akuzat e ngritura ndaj tij, nga artikulli i botuar në New York Times si “trillime gazetareske”. “Nuk do të lejoj askënd, kushdo qoftë e me çfarëdolloj statusi që të përpiqet në mënyrë manipulative e përmes shpifjesh të tregojë personin tim, si shkaktar ligjor në aksidentin e Gërdecit", u shpreh Mediu si përgjigje ndaj akuzave të ngritura ndaj tij. Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Mbrojtjes pas shpërthimit që ndodhi në një depo armatimesh në Gërdec ku humbën jetën më shumë se 24 vetë dhe u plagosën me qindra të tjerë. Hetimet për shpërthimin nxorën në dritë edhe një trafik armësh që fshihej pas veprimtarisë së demontimit, dhe një ndër të akuzuarit kryesorë ishte edhe vetë ministri i dorëhequr, Mediu. Vetë ish ministri ka hedhur poshtë çdo akuzë të ngritur ndaj tij dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për t’iu nënshtruar hetimeve. Republikanët kanë dalë në deklaratë të përbashkët ku deklarojnë se pa u zbardhur çështja, nuk do të përfshihen në qeveri. Ndërkohë, pritet që sërish Fatmir Mediu të rikthehet në qeveri, si aleati kryesor i Partisë Demokratike, sapo të zbardhen akuzat publike që rëndojnë mbi të.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›