E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Doktorin e keqkuptuan"

Deputetët ish-gazetarë nga PD thonë se kryeministri sdonte të thoshte atë që tha për NYT

“Ka një keqkuptim tek ajo që është thënë nga ana e kreut të qeverisë përsa i përket artikullit të New York Times. Ne e vlerësojmë çdo gazetë perëndimore, përfshirë gazëtën në fjalë. Mendoj se çdo gjë e shtypit perëndimor duhet vlerësuar”. Ky ka qenë edhe reagimi i kreut të grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi për cilësimin që kryeministri Berisha i ka bërë artikullit të gazetës New York Times. I pyetur se si e vlerëson cilësimin “letër higjenike” që  kreu i qeverisë, Sali Berisha i ka bërë gazetës në fjalë, Patozi shprehet se e gjithë kjo është një keqkuptim.”Kryeministri nuk e kishte këtë cilësim për gazetën por për opozitën dhe spekulimet që janë bërë nga ana e saj, lidhur me këtë çështje. Ndërsa deputeti Preç Zogaj, i cili i cilëson akuzat e bëra në artikull, si joreale. “Janë disa fjalë të vëna në gojën e një djaloshi por që nuk paraqesin një fakt” shprehet Zogaj. Ai thekson se artikulli në fjalë nuk i adresohet drejtëpërdrejtë Shqipërisë, por Shteteve të Bashkuara dhe disa prej institucioneve kryesore të saj, si Pentagonit dhe Ushtrisë. Sipas tij, grupi i gazetarëve ka shkuar në disa vende për të investiguar dhe një nga këto vende ishte edhe Shqipëria, duke e cilësuar këtë si një artikull që nuk implikon shumë vendin tonë por më shumë disa institucione të Shteteve të Bashkuara. Ndërkohë, edhe vetë kryeministri i vendit, Sali Berisha përmes zëdhënëses së tij ka deklaruar pas artikullit se as ai e as djali i tij, nuk kanë patur asnjë implikim me asnjë lloj kontrate për shitje armësh, duke e përdorur edhe termin “letër higjenike”. Nga ana tjetër, opozita ka kërkuar që kryeministri të japë dorëheqjen, duke e cilësuar atë si të implikuar në tregtinë e armëve për të cilën flet artikulli në fjalë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›