Projketligj për SHKB në Komisionin e Sigurisë
07/03/2005 Detyrat e SHKB, pozicioni i saj, drejtoritë dhe sektorët që ajo do të kontrollojë. Kush janë dhe çështjet që do jenë objekt i punës së strukturës kontrolluese. Për të përcaktuar kriteret dhe hapësirat ligjore, drejtues të Ministrisë së Rendit Publik, do të jenë të thirrur gjatë javës në një senacë të dytë në Komisionin e Sigurisë Kombëtare. Aty, krerët e lartë të dikasterit të rendit do të njihen me versionet, që mund të pësojnë ndryshime. Në komision do të diskutohet lidhur me ligjin për kompetencat e Shërbimit të Kontrollit të Brendëshëm. Do të trajtohen së paku dy eksperienca perëndimore. Njëra, që ka të bëjë me kontrollin prej ekspertëve vetëm të shkeljeve administrative, ndërsa tjetra që ka kompetencë vetëm çështjet kriminale, dosjet, veprimet e hetuesve në dosje të ndryshme. Synohet një gjetje e përbashkët, që të saktësojë statusin e kësaj strukture kontrolluese, roli i së cilës është shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm në Ministrinë e Rendit Publik.