Ende duke imituar të shkuarën
>Nga Gjon KEKA*
Kosova si duket po shkon tani drejt rrugëve të panjohura apo më mirë drejtë një stacioni të dyshimtë. Sepse siç po shohim pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës është duke u vërejtur një element tjetër ai i asaj diplomacie që luhet në të gjitha nivelet dhe në të gjitha mënyrat. Kjo po ndodhë për shkak të pozicionit jo të favorshëm, largimit të vëmendjes ndërkombëtare si dhe asaj kritike të kamxhikuar në mënyrë të dyfishtë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare në raport me rregullimin e formës së brendshme politike si dhe asaj të jashtme të shtetit të mbykqyrur të Kosovës . Ndërsa kritikat tepër gërryese të kohëve të fundit janë si rezultat i një diplomacie dinake të Beogradit e cila arriti që ta bind një pjesë të konsiderueshme të botës që të mos e njohë Kosovën dhe njëkohësisht të ndikoj në përpilimin e gjashtë pikëshit të OKB dhe votimit që ndodhi për tu aplikuar në Kosovë më pas.
Prandaj këto dinakërira diplomatike tepër të sofistikuara të politikës së Beogradit kanë bërë që sot në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë të flitet edhe njëherë për bisedime (teknike), gjë që është e ditur se asgjë nuk mund të ndryshoj terrenin përderisa nuk zhduket apo më mirë përderisa nuk denazifikohet politika serbe nga e kaluara e saj .
Me gjithë thëniet e bashkësisë ndërkombëtare dhe palëve Prishtinë -Beograd gjatë kohës kur përfunduan bisedimet të cilat nuk prodhuan rezultat dhe ato tani kanë marrë fund ,në të cilat sic dihet nuk u arrit asgjë ngase pozicionet e palëve ishin tejskajshmërisht të kundërta njëra me tjetrën, tani zërat e tillë për bisedime (teknike) në mes të Prishtinës dhe Beogradit janë për procesin e tanishëm të Kosovës si shtet i mbykqyrur sikur iriqë të cilët ende nuk i kanë nxjerrë gjembat, kjo në këtë mënyrë do të mund ta shtrembëronte procesin e Kosovës drejtë ndërtimit të saj të brendshëm dhe proceseve te integrimit euroatlantik. Duke u nisur nga kjo nuk duhet lejuar politika udhëheqëse kosovare e cila është bërë një vegël e bindura si në kohën e sundimit turk, të atyre sofizmave që na bëjnë të qeshim duke pranuar gjithçka dhe duke mos menduar se Kosova gjatë këtyre gjembave do mund të fundosej në një moçal problemesh të pazgjidhshme. Nuk duhen pranuar gjithashtu bishtrat djallëzorë të cilat dalin nga proceset e atyre vendeve që më shumë duan dhe kanë dëshirë të shohin ëndrra të turbullta se sa ëndrra, të cilat çojnë në një sqarim dhe përbashkësi të së ardhmes, këto bishtra që po i vijën në tryezë të politikës kosovare janë të llojit të asaj politike të së kaluarës dhe primitivizmit të shekullit XIX e XX që si prodhim kanë Beogradin dhe ata që mendojnë ashtu aq verbërisht.
Thjeshtë politika serbe po përpiqet që sërish ta kthej rrotën e historisë , ajo dëshiron që në kuadër të kësaj çështje ta bëjë Kosovën si një strehë të pasigurt politike para botës demokratike , gjithashtu politika serbe dëshiron që kësaj çështje tia jap karakterin e një lufte të verbër dhe të një konflikti të ngrirë kështu duke mos u larguar asnjë hap nga gjurmët e paraardhësve të tyre të tmerrshëm të cilët shkaktuan gjendocid të paparë në gadishullin ballkanik. Bisedimet, të cilat po fliten janë një shkas që politika serbe ende ta konsideroj Kosovën si një çështje të pazgjidhur dhe hyrja në këtë lojë e politikës kosovare do të thoshte përzierje e këtij procesi që Kosova ka nisur pas shpalljes së pavarësisë si dhe procesit të kokëkrisjeve politike e diplomatike serbe për ta kthyer Kosovën në vitet e status-quo-së.
Kështu që politika Kosovare duhet të jetë e vëmendshme duke ditur se në asnjë mënyrë dhe asnjëherë padija nuk i ka shërbyer ndokujt dhe hyrja në këtë lojë do të thoshte një padije gërryese dhe largim nga rruga e idealeve sublime të fillimit.
Gjithashtu hyrja në këtë lojë do të thoshte një troshitje pak e nga pak e procesit të mbledhur gjatë viteve të përpjekjes dhe të sakrificës së popullit të Kosovës, si dhe hedhja poshtë e themeleve të kësaj ndërtese shtetërore të filluar nga 17 shkurti i vitit që lam pas. Zhvillimi i bisedimeve në mes të Prishtinës e Beogradit për çështje të caktuara është një gjë e dalëboje sepse me Serbinë, kosovarët mund të bisedojnë vetëm atëherë kur ajo të moderohet, të demokratizohet dhe ti ulë gjunjët ndaj së kaluarës dhe ti thotë lamtumirë politikës së saj që brumin e kanë çdo herë nga ajo mendësi e ultra-nacionalizmit primitiv e ekstrem dhe e atyre që e kishin ushqyer trurin e popullit serb deri në këto ditë.
Ky spektral i politikës serbe, i cili është jo më pak hutues se ai i kaluari ka të bëjë vetëm e vetëm që procesi i zhvillimit të Kosovës dhe i ecjes së saj drejtë rrugës së ndërtimit të saj dhe kalimit të saj nga fëmijëria shtetërore, ku në këtë mënyrë do të mund të shkaktoj një shtrëngim të këtij procesi dhe të zgjatë progresin e Ballkanit në përgjithësi drejt rrugës së integrimit në Unionin Evropian. Duke pasur parasysh të gjitha këto politika udhëheqëse kosovare duhet që jo me predikime të dhembshura , as me manipulime ideologjike ose tjera apo me gjeste të bukura , pastaj as me nanurisje me fjalë të ëmbla, por ajo duhet të jetë e gatshme ti sfidoj të gjitha me zotësi e jo duke fjetur dhe duke u bindur në çdo gjë .Sepse populli i Kosovës dëshiron të jetë diçka, madje diçka e rëndësishme e jo e vockël, po ashtu ata nuk dëshirojnë ti cënohet sovraniteti i tij sepse ajo është vetë sovrane dhe atyre i përkasin të gjitha .Mos të harrojnë politika udhëheqëse kosovare se këto broçkulla dhe këto paradoske të habitshme sjanë gjë tjetër veçse një maskë asnjanëse moderne robërie dhe një asfiksi vdekjeprurëse për pavarësinë, lirinë dhe demokracinë e shtetit të mbykqyrur të Kosovës. Në qoftë se politika udhëheqëse Kosovare pranon bisedime të çfarëdo lloj natyre me shtetin serb ajo automatikisht do të thoshte për Kosovën një kërkesë më pak se kaq apo një zbritje në retrospektiv dhe një krijim i një tablo të errët për statusin e njohur që mbanë sot si shtet Kosova.
Dhe krejt në fund duhet ti iket këtij pluhuri verbues, duhet të ecet drejtë zhvillimeve të reja pastaj rregullimit dhe ndërtimit të Kosovës brenda, pastaj duhet që të mos çirren krerët e institucioneve të Kosovës ,të mos merren me teprime të rrejshme politike, të mos lejojnë që në Kosovë të mbjellin mina të nëndheshme, as iluzione të së kaluarës dhe mite qesharake. Sepse po të pranojnë të merren ende me të shkuarën dhe me politikën serbe që sa herë ajo të dojë ne të hyjmë në lojë, kjo do të thoshte një moral i ngrirë i politikës kosovare dhe një liri e pavarësi e poshtëruar dhe trazuar përgjithnjë. Kosova ka nevojë për të forcuar muret e saj të brendshme të ndërtesës politike, të sovranitetit, të sigurisë, të ekonomisë, mirëqenies sociale, pastaj të mësojë profesionin e politikës së jashtme dhe diplomaci dhe ta forcojë atë, të pajtojë dalëngadalë minoritet e zemëruar me realitetin e ri duke i bindur ata me veprime konkrete se e ardhmja e tyre është aty ku ata jetojnë e ajo ku ata dëshirojnë të jenë, dhe kështu ngadalë të kapërcehen këto mospajtime historike, sepse me shtetin serb edhe me vite tëra, e me shekuj të tërë po të bisedohet nuk do të pajtohen e kaluara me të tashmen, sepse duhet një ndryshim i thellë i politikës serbe për të jetuar me këtë realitet të ri të Ballkanit, i cili ka nisur ndërtimin e urës drejtë familjes evropiane.
*Autori është politolog dhe njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare
Last Updated on Tuesday, 20 January 2009 13:17