E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherri Noizi-Stresi, policia prangos 2 anëtarët e grupit

16/06/2010 Bexhet dhe Rigers Kruda qëlluan me thikë Denis Dollapin. I kallëzoi pasi ra në burg

TIRANE- Janë arrestuar dy atentatorët e shtetasit Denis Dollapi, i cili pak kohë më parë në shenjë hakmarrje qëlloi me automatik Skorpions grupin e këngëtarit Noizy, në momentin kur ky i fundit ishte duke hyrë në Pallatin e Kongreseve. Sipas policisë, të arrestuarit janë vëllezërit Bexhet Kruda dhe Rigers Kruda që të dy përkatësisht të moshës 20 dhe 21 vjeç. Nga hetimet e kryera është arritur të provohet se dy autorët e sipërcituar në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me thikë disa herë në bark dhe pjesë të ndryshme të trupit, shtetasin Denis Dollapi. Ky i fundit njihet në kryeqytet si pjesë e grupit të fansave që rrethojnë këngëtarin Stressi, ndërkohë që dy personat e arrestuar njihen si pjesëtarë të grupit të Noizit. Ngjarja për të cilën bëhet fjalë daton më 25 prill të këtij viti kur në rrugën e “Barrikadave” afër shkollës së mesme “Sami Frashëri, shtetasit Bexhet dhe Rigers Kruda kanë qëlluar disa herë me thikë për ta vrarë, njërin nga anëtarët e grupit kundërshtar. Dollapi është mbytur në gjak, por nga dhënia e ndihmës së shpejtë ai është transportuar me menjëherë në spital ku dhe ka mundur të dalë nga rreziku. Ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje policia nuk mundi të arrestojë asnjë person, por pas tre muajsh hetime uniformat blu dhe Prokuroria e Tiranës mundën të hedhin dritë mbi krimin e ndodhur më 25 prill. Personi që ka ndihmuar hetimin ka qenë vetë i dëmtuari Denis Dollapi, i cili aktualisht ndodhet i izoluar në qeli për një çështje që ka lidhje me një atentat të kryer disa kohë më parë prej tij, kundër anëtarëve të grupit të Noizit. Ai u ka treguar prokurorëve se atentatin e kishte kryer në shenjë hakmarrjeje, pasi dy vëllezërit Kruda, e kishin qëlluar me thikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›