Norvegjia lë Greqinë në dorë të fatit

"Kemi hasur vështirësi në zbatimin në praktikë me Greqinë ku detyrimet nuk përmbushen. Pra, jemi të detyruar të ndërpresim deri në një urdhër të ri pagesat në përfitim të Greqisë në kuadrin e EEE-s", deklaroi Stoere përpara Parlamentit.
Norvegjia nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, por bën pjesë në Hapësirën ekonomike evropiane (EEE), ku përfshihen 27 vendet e Bashkimit Evropian, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshteini. EEE mbështet investime në shumë vende. Investimet realizohen 50% me kontribute të vendeve të pasura për të sheshuar disbalancat në Evropë dhe 50% me investime të qeverive që përfitojnë nga investimet.
Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshteini dyshojnë se kontributet e tyre financiare nuk përfundojnë në destinacionet e parashikuara dhe se Greqia nuk i përmbush detyrimet e saj duke bashkëfinancuar në kuotën e 50 për qindëshit projektet e mbështetura nga EEE./Start/
2011-05-19 18:07