E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia dëbon atasheun ushtarak izraelit

"Në rastin e arrestimit të kolonel Liedermanit mund të bëhet fjalë për spiunazh industrial'', deklaroi një burim pranë shërbimeve speciale ruse për agjencinë ruse të lajmeve ''RIA Novosti''.

"Për të qenë më të saktë, ai ka dhënë një ndihmë pak a shumë aktive në aktivitetet e disa shoqërive izraelite në tregun rus'', shtoi ky burim duke theksuar se bëhet fjalë për ndërmarrjet e kompleksit ushtarako-industrial izraelit.

Ndërkohë që autoritetet ruse nuk janë shprehur publikisht për këtë çështje, Ministria izraelite e Mbrojtjes e ka cilësuar dëbimin me anë të një komunikate si plotësisht të pabazë./Start/F.P/

                                                                                             2011-05-19 18:33
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›