Noterët raportojnë transaksionet e dyshimta, ja harta e qyteteve
Laureta Rryçi
Tiranë - Raportimi i noterëve zbardh për herë të parë qytetet ku është operuar me transaksione të dyshimta. Burime pranë Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave shpjeguan dje për gazetën “Albania” se ndryshe nga të gjitha vitet, kohët e fundit është dhjetëfishuar numri i rasteve të dyshimta që janë denoncuar nga noterët. E gjitha kjo pas miratimit të ligjit që i detyron të raportojnë rastet e dyshimta dhe inspektimeve të herëpashershme nëpër zyrat e noterive në të gjithë vendin. Sipas statistikave zyrtare që disponon Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave duke krahasuar me vitin 2007, numri i raportimeve është rritur ndjeshëm. Nga 89 RTV të raportuara nga noterët në vitin 2007, këtë vit kanë arritur në 6059 RTV.
Raportimet
Numri i noterëve që kanë raportuar së fundi ka arritur në 120 në krahasim me 18 të vitit të kaluar. Fluksin kryesor të raportimeve e zë qyteti i Tiranës, por risi tjetër e raportimeve të noterëve është shpërndarja gjeografike e tyre. Burime shpjegojnë se raportimet vijnë nga qytetet: Durrës, Elbasan, Fier, Kavajë, Korçë, Lushnjë, Lezhë, Shkodër, Vlorë, Sarandë, duke mbuluar të gjithë Ultësirën Perëndimore, që është edhe pjesa me zhvillim ekonomik dhe transaksione të ndjeshme krahasuar me territorin tjetër të Shqipërisë. Sipas specialistëve të këtij dikasteri ky është një tregues tjetër i sensibilizimit të të gjithë noterëve për rëndësinë e zbatimit të detyrimeve ligjore të përcaktuara në Ligjin Nr. 9917, datë 19.05.2008, si dhe i kryerjes të inspektimeve mbi bazën e rrezikut.
Faktorët
Faktorët që kanë ndikuar në shtimin e numrit të raporteve nga noterët janë: inspektimet intensive të kryera në zyrat noteriale; masat administrative të marra ndaj noterëve që nuk përmbushin
detyrimet ligjore; urdhri i ministrit të Drejtësisë për zbatimin e kërkesave të Ligjit mbi PP/FT, duke filluar nga momenti i hyrjes në fuqi për herë të parë të tij në vitin 2001; bashkëpunimi me Dhomën Kombëtare të Noterëve në organizimin
e trajnimeve të përbashkëta për noterët për ndërgjegjësimin e tyre; komunikimi i përditshëm me noterët, duke i sqaruar për
plotësim të formularëve në mënyrë korrekte. Bashkëpunimi me Dhomën Kombëtare të Noterëve në organizimin e trajnimeve të përbashkëta për noterët për ndërgjegjësimin e tyre; komunikimi i përditshëm me noterët, duke i sqaruar për plotësim të formularëve në mënyrë korrekte. Burimi i të ardhurave dhe lloji i aktit noterial të nënshkruar, në rastet e kontratave të shitblerjes së pasurive të paluajtshme nuk specifikohet objekti i kontratës, nuk specifikohen palët e përfshira në transaksion etj. Të gjitha këto vështirësi pritet të përmirësohen me raportimin e të gjithë noterëve sipas formatit standard të raportimit dhe mundësimit të raportimit on-line. Aktualisht ka filluar raportimi on-line i disa noterëve si një plan pilot dhe po punohet për rritjen e elementeve të sigurisë në procesin e raportimit.
Hetimi, si hetohen rastet e dyshimta
Drejtoria e inspektimit e NIF-it (Njësia e Inteligjencës Financiare), ushtron funksionet mbikëqyrëse dhe parandaluese për të mos lejuar përdorimin e kanaleve bankare dhe institucioneve të tjera financiare për qarkullimin e të ardhurave që burojnë nga veprimtari kriminale për të mundësuar pastrimin e parave apo financimin e terrorizmit nëpërmjet ushtrimit të kontrolleve në subjektet e ligjit, ngrirjen e aseteve, llogarive bankare dhe marrjen e masave administrative. Gjithashtu, kjo drejtori është përgjegjëse për koordinimin e shkëmbimit të Inteligjencës Financiare me njësitë homologe në botë. Njësia e Inteligjencës Financiare, si Agjenci Qendrore Kombëtare, kërkon, analizon dhe u shpërndan autoriteteve kompetente zbulimin ose ekspozenë e informacionit financiar lidhur me: të ardhurat që dyshohen se kanë origjinë kriminale; kërkesat e bëra nga entet rregullatorë dhe licencuese kur ka rrethana të pazakonta dhe të pajustifikuara mbi të cilat një entitet i ri formohet apo kryen veprimtarinë operacionale. Institucionet financiare kanë detyrimin ligjor për të identifikuar klientin, për regjistruar e ruajtur të dhënat, për të raportuar transaksionet e dyshimta (RAD) dhe ato mbi kufirin e vlerës 20 milionë lekë (RTV). Këto institucione kanë ngritur strukturat e tyre me persona përgjegjës në këtë drejtim dhe kanë krijuar qendrën e të dhënave.
Rastet kur bëhet verifikimi i klientit
Para se të vendosin një marrëdhënie biznesi
Kur klienti kërkon të kryejë: një transfertë të drejtpërdrejtë brenda ose jashtë vendit.
Kur një transaksion me një shumë të barabartë me: jo më pak se 200 000 (dyqind mijë) lekë ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera të huaja për blerjen/shitjen e fishave të lojërave të fatit, apo kundërvlerën e tyre elektronike, në rastin e lojërave të fatit, kazinove dhe hipodromeve të çfarëdolloj forme jo më pak se 1 500 000 (një milionë e pesëqind mijë) lekë ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera të huaja, kryer në një transaksion të vetëm, ose në disa transaksione të lidhura me njëra-tjetrën. Nëse shuma e transaksioneve nuk dihet në kohën e veprimit, identifikimi duhet të kryhet sapo të bëhet e ditur shuma dhe të arrihet pragu i mësipërm.
4 Shtator 2009