“Novruzi”, Rama: Kjo ditë të jetë ogur i mirë për të gjtihë shqiptarët
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka vizituar sot selinë e kryegjyshatës së bektashinjve me rastin e Ditës së Novruzit ku u takua me kryegjyshin Haxhi Baba Edmond Brahimaj.
Në një prononcim për mediat, kryesocialisti Rama ka uruar të gjithë besimtarët bektashianë për festën e Novruzit duke shtuar se shpreson se kjo ditë të jetë një ogur I mirë për të gjithë shqiptarët.
“Shumë thjesht dua që ti uroj të gjithë komunitetit bektashinj më të mirat dhe me këtë rast siç është zakoni ti uroj gjithë bashkëqytetarëve tanë një ditë të bukur, që të jetë ogur i mirë për sot, pasi për të tjerat jam i sigurtë që do jetë më mirë”, ka theksuar Rama.