Tiranë; Qëlloi me thikë 27-vjeçaren, arrestohet nga policia
Një 42-vjeçar u ndalua nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka qëlluar me thikë një grua. Ngjarja ndodhi në një lokal në “Rrugën e Dibrës”. Në prangat e uniformave blu ra shtetasi Paris Hila, lindur në Kukës dhe banues në Kamëz. Sipas burimeve nga policia, autori ka qenë duke pirë në lokal. Ai më pas ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar disa herë B. Pepën. Asaj iu dha ndihma e parë, duke e transportuar në Spitalin Ushtarak. Nga të dhënat policore mësohet se Pepa kishte marrë plagë nga thika në trup, por pas ndërhyrjes së mjekëve, është jashtë rrezikut për jetën. Policia shkoi në vendngjarje, ku kreu edhe arrestimin e autorit të krimit. Ai u shoqërua në qelitë e komisariatit, ku akuzohet për kryerjen e veprës penale “vrasjes me dashje, e mbetur në tentativë”.